fbpx

Розов караван – Скопје

28.11.2014

Karavani rozë – Shkup

Leksionet profesionale të karavanit rozë të dedikuara luftës kundër sëmundjeve malinje vazhduan edhe në Shkup. Qytetarët e pranishëm patën mundësinë të mësonin teknikat e vetëkontrollit të gjirit, dhe u informuan për arritjet më të fundit të diagostikimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve. Një theks i veçantë i është vënë parandalimit të sëmundjeve malinje dhe faktorëve të rrezikut të cilët janë shkaqet kryesore për fillimin e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

Karavani rozë në Shkup ishte dedikuar sëmundjeve malinje përsa i përket popullatës femërore dhe mashkullore. Dr. Daniel Petrovski, kirurg urolog, mbajti fjalim përsa i përket kontrolleve bazë të cilat duhet t’i kryej çdo mashkull i kohëve moderne. Mundësitë e diagnostikimit dhe specifikës së tyre i shpjegoi Dr. Maja Çapova Stojçevska, radiologe me një përvojë shumëvjeçare në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Përfaqësuesja e departamentit të onkologjisë dhe radioterapisë në ‘Acibadem Sistina’, Dr. Deva Petrova, theksoi se suksesi i trajtimit varet nga faza në të cilën është zbuluar sëmundja, dhe ju bëri përsëri thirrje qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta duke treguar në këtë mënyrë kujdes për shëndetin e tyre.

[widgetkit id=22]