fbpx

Qendra për zbulim të hershëm dhe trajtim me aftësi të kufizuara

07.06.2017

Ekipi pediatrik në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” çdo ditë përballet me fëmijët që kanë nevojë për vlerësim, trajtim të hershëm dhe ndërhyrje. Ky ishte shkaku për ta hapur Qendrën për zbulim të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Bëhet fjalë për një kategori shumë të ndjeshme të fëmijëve të trajtimit që kërkon një qasje multidisiplinare. Ekipi ynë përbëhet nga:

• Pediatri për zhvillim – Dr. Aneta Demerdxhieva – që e bën vlerësimin fillestar të çregullimeve në zhvillim dhe vendos një dyshim për ndonjë trajtimi shtesë mjekësor (skriningu metabolik, vlerësimi laboratorik, testimi gjenetik, sidomos tek fëmijët me elemente të regresionit mendore dhe prapambetje, skrining audiologjik, tek fëmijët me probleme me të folurit dhe një sërë ekzaminimesh shtesë në varësi nga pasqyra klinike pë çdo pacient individualisht);
• Pediatri neurolog- Dr. Olivera Llekovska – kryen vlerësime neurologjike (kontroll neurologjik, diagnostikim neurologjik-fiziologjik, EEG si dhe shqyrtime të tjera neurologjike plotësuese).  Merret me ndjekjen e zhvillimit të foshnjave me rrezik potencial të zhvillimit të tyre, për shkak të disa faktorëve nga ana e nënës apo shtatzënisë (lindje e parakohëshme, shtatzëni patologjike, etj. ). Trajton gjendje neurologjike komorbide (epilepsi, paraliza cerebrale).
• Logopedi – Sonja Jordanova Cacanovska – e cila përveç trajtimit defektologjik është edukuar dhe me shumë përvojë në trajtimin logopedik.

Qasja e ekipit ofron në një vend trajtim të fëmijës, lidhja e rezultateve të marra dhe monitorim të vazhdueshëm të efekteve nga trajtimi. Mesazhi ynë është: çdo dyshim i prindit dhe mjedisit të paktën kërkon një qasje serioze dhe vlerësim. Qëllimi është sa më shpejtë të jepet diagnozën për të filluar trajtimin e hershme. Vlerësimi duhet të jetë real dhe të përshtatshëm për moshën, për çfarë ka standarde të përcaktuara qartë. Megjithatë, më e rëndësishme është që çdo prind të di se pavarësisht nga të gjitha llojet e ndërhyrjeve mjekësore që janë të nevojshme që çdo ditë i ndërmarrim fëmija duhet të ketë edukim të veçantë, ose të punojë me një defektolog. Ky trajtim nuk mund të zëvendësohet me asnjë barnë. Në situata të caktuara këtë paraqet trajtimi baze, ndërsa në kushte të caktuara vetëm mbështetje për pjesën mjekësore që garanton kthimin e ngadalshëm të funksioneve të shtypura. Dhe në vend të përfundimit – Prindi duhet të informohet paraprakisht se askush nuk e di se sa është maksimumi zhvillimor që mund të nxirret nga fëmija e tij. Por një gjë është e sigurt, nëse trajtohet, do të jetë më mirë. Fëmijët janë arsyeja për ekzistencën tonë dhe të ardhmen tonë. Ekipi ynë në mënyrë të barabartë luftohet për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara. Sepse çdo fëmijë, pavarësisht nga shkalla e çregullimeve në zhvillim meriton një shansë për një jetë më të mirë dhe më cilësore.