fbpx

Suksesi historik për të gjithë ne

05.06.2017

Si një partner zyrtar mjekësor i Klubit të hendbollit “Vardar”  urojmë fitoren  dhe titullin e fituar në Ligën e Kampionëve. Ne jemi krenarë për suksesin e skuadrës më të suksesshme të hendbollit të Republikës së Maqedonisë, që tregoi se ne mund të jemi krah për krah me forcat më të mëdha të hendbollit

Suksesi i Vardarit është një  sukses për të gjithë ne dhe një sukses të madh historik për Maqedoninë. Është një nder që jemi pjesë e ekipit që tregoi profesionalizmin në fushën e sportit dhe ka sjellë gëzim dhe krenari kombëtare.

Si mbështetës të vjetër të hendbollit dhe brendit sportiv të Maqedonisë “Vardar” ne kishim mundësi që të jemi dëshmitarë të shumë suksese të mëdha sportive. Por titulli i kampionit është arritja më e madhe që mund të ketë ndodhur në planin sportiv të Maqedonisë dhe adhuruesve  të hendbollit të Maqedonisë.

Shprehim urimet e sinqerta menaxhmentit të përgjithshëm të KH “Vardarit”, dhe të gjithë ekipit. Ne sinqerisht shpresojmë se edhe në të ardhmen ky ekip do të justifikojë epitetin kampion evropian dhe do të sjellë fitore të reja!