fbpx

Qendra e parë e hapur për gjirin në ‘ACIBADEM SISTINA’

19.09.2014

Qendra e parë e hapur për gjirin në ‘ACIBADEM SISTINA’

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’, hapi qendrën e parë për gjirin në të cilën pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e gjirit në të njejtin vend do të marrin diagnozën dhe trajtimin e plotë. Falë përvojës shumë vjeçare,punës në grup dhe teknologjisë së lartë, në ‘Acbibadem Sistina’ diagnostikohen të gjitha sëmundjet e gjirit si dhe karcinomet me diametër 3-4mm. Avantazhi i kësaj qendre është mundësia për të pranuar në çdo moment pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e gjirit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për zbulimin e hershëm, trajtimin kirurgjik dhe onkologjik të kancerit të gjirit. Kjo është vërtet e rëndësishme pasi sipas statistikave botërore, nëse kemi zbulim të hershëm të kancerit dhe trajtim të menjëhershëm të tij, në 99% të rasteve mund të shërohet plotësisht.

Qendra menaxhohet nga kirurgu i njohur Dr. Mitko Karagjozov, i cili është i njohur për suksesin e tij në trajtimin kirurgjik të sëmundjeve të gjirit. Pjesë e ekipit është Dr. Maja Stojcevska Capova, radiodiagnostikuesja më e mirë e cila ka në dispozicion teknologjinë më të lartë. Ajo është një nga lidhjet kryesore për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Qendra e gjirit ka në dispozicion edhe ekipin e patologëve me eksperiencë në këtë fushë, të drejtuar nga Dr. Djengis Jashar , i cili me ndihmë të pajisjeve të sofistikuara siguron përgatitje të shpejtë, të saktë dhe në kohë të të gjitha testeve të nevojshme nga të cilat varet trajtimi onkologjik i mëtejshëm. I gjithë procesi plotësohet me qendrën e vetme në rajon PET/ KT dhe akseleratorin (përshpejtuesin) e fuqishëm TRILOGY. Vetëm në qendrën e gjirit në ‘Acibadem Sistina’mundësohet radioterapi në gjirin e majtë me mbrojtje maksimale të zemrës dhe mushkërive me një teknikë të trajtimit me rrezatim me një frymë të thellë falë IGRT me Trilogy. Trajtimi onkologjik kryhet nga një ekip i lartë radioterapeutësh, drejtuar nga Dr. Deva Petrova të cilët punojnë në bazë të protokolleve të fundit në trajtimin e kancerit të gjirit.

Në qendrën e gjirit, pacientët do të kenë mundësi të marrin edhe mbështetje psikologjike. Gjithashtu, një herë në javë do të organizohen grupe për mbështetjen e të gjithë pacientëve. Vetëm në këtë qendër mund të kryhet rindërtimi i gjirit gjatë kryerjes së operacionit të tumorit.

[widgetkit id=11]