fbpx

Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski pjesë e ekipit ”Acibadem Sistina’’

12.09.2014

Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski pjesë e ekipit ”Acibadem Sistina”

 

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ zgjeroi ekipin profesional me eminentin profesor në mjekësinë interne, endokrinologu Prof. Dr. Cedomir Dimitrovski. Pacientët do të kenë mundësinë për të marrë trajtim dhe diagnozë të lartë të sëmundjeve endokrine falë eksperiencës 40 vjeçare në këtë fushë të Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski. Fusha e tij specifike e punës është diabetologjia dhe endokrinologjia.

 

Përveç arsimit të pasur të kryer në vend, në vitin 1995 studioi andrologji në Universitetin spitalor Erasmus në Hollandë. Fushat e tij profesionale të punës janë:
– Diabeti
– Shtimi në peshë
– Infertiliteti martesor
– Mosfunksionimi erektiv
– Osteoporoza
– Çrregullime të rritjes dhe zhvillimit
– Çrregullimet tiroide
– Çrregullime të gjendrës së mbiveshkës
– Çrregullime të hipofizës dhe hipotalamusit
– Tumoret endokrine

Ai ka marrë shumë lavdërime një nga më të rëndësishmet është një pllakë për kontributin e shquar në zhvillimin dhe avancimin e trajtimit dhe parandalimit të diabetit e cila i’u dha në vitin 2010 nga Federata e shoqatës së qytetarëve të Maqedonisë me diabet.

‘Acibadem Sistina’ edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ofrojë më të mirën për pacientët e saj në të gjitha specialitetet mjekësore. Ekipi ynë profesional i përbërë nga specialistët më të mirë, të njohur për punën e tyre profesionale, të hapur për bashkëpunim dhe të gatshëm 24 orë për t’iu përgjigjur çdo sfide.

 

Kontrollin tuaj mund t’a caktoni në numrin 02 3099 500