fbpx

Protokollet më bashkëkohore të prezantuara të rehabilitimit në ortopedi dhe traumatologji

13.09.2018

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Shoqata e fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fizioterapistëve organizoi një seminar edukativ një-ditor me temë: Rehabilitimi në ortopedi dhe traumatologji”. Në këtë ngjarje edukative morën pjesë mjekë eminentë në këtë fushë, si dhe një pjesë e ekipit të fizioterapistëve.

Ndërmjet ekipit profesional të mjekëve, lektorë nga spitali klinik  “Acibadem Sistina” ishin prof. Dr. Jordan Saveski, Dr. Neda Trajkovska, Dr. Mihajlo Ivanovski, Dr. Borisllav Iliev, Dr. Daniel Jakimoski, Dr. Anica Haxhi Petrusheva – Jankijeviq. Ndërsa nga ekipi i fizioterapistëve ishin Vlatko Ilieski, Marija Mitkovska dhe Martin Talevski.

Leksioni u ndoq nga fizioterapistë nga i gjithë vendi të cilët me pyetjet dhe idetë e tyre kontribuan në këtë ngjarje.