fbpx

PROF. SAVESKI MORI PJESË NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË ORTOPEDËVE DHE TRAUMATOLOGËVE

13.05.2022

Prof. Dr. Jordan Saveski ishte pjesë e ligjëruesve në uebinarin në organizim të Asociacionit prestigjioz ndërkombëtar të ortopedëve dhe traumatologëve SICOT. Tema e ligjëratës së tij ishte trajtimi kirurgjikal i frakturave osteoporotike të shtyllës kurrizore.

“Duke pasur gjendjen e re uebinaret janë mënyra e re për komunikim dhe edukim. Ftesën për të marrë pjesë e mora si anëtar i komitetit të traumatologjisë të SICOT në të cilin jam anëtar këto tre vite të fundit. Të marrësh pjesë në këto uebinare paraqet nder sepse në uebinarin marrin pjesë mjekë nga mbarë bota dhe kam ndarë përvojën time në rastet që i kam punuar në “Acibadem Sistina”, shton Prof. Dr. Saveski.

International Society of Orthopedic Surgery and Traumatology është një nga asociacionet më prestigjioze ndërkombëtare në të cilin çdo vit marrin pjesë shumë mjekë nga mbarë bota. Prof. Dr. Saveski është një nga ligjëruesit më reprezentativë duke pasur parasysh se ligjëratat e tij gjithmonë hapin diskutime interesante dhe shkaktojnë vëmendje. Në përvojën e tij 50 vjeçare profesionale dhe ekspertizë Prof. Dr. Saveski ka marrë pjesë në më shumë se 100 kongrese dhe ka botuar shumë punime shkencore.