fbpx

7 vite me radhë – 100 ekzaminime falas të nishaneve

16.05.2022

Me rastin e muajit kushtuar të karcinomës së lëkurës- melanoma, gjatë vikendit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë kryer 100 ekzaminime falas të nishaneve për pacientët e tij. Ekzaminimet i ka kryer ekipi i dermatologëve me ndihmën e dermatoskopin më bashkëkohor Mole Max HD, i cili mundëson skrining të saktë dhe diagnozë të hershme të karcinomës në lëkurë.

benki

”Disa vite më radhë realizojmë aksionin duke ofruar ekzaminime falas për qytetarët një të shtunë në muajin maj. Rreth një qind njerëz çdo vit kanë mundësi që të ekzaminohen me teknikën më bashkëkohore të dermoskopisë digjitale Mole max HD. Para se të gjithash aksioni ka karakter parandalues, por më i rëndësishëm është aspekti simbolik për alarmimin e rrezikshmërisë nga shfaqja e kancerit më të rrezikshëm të lëkurës- melanoma dhe për zbulimin e tij të hershëm dhe trajtim. Nëse zbulohet me kohë, ka shanse më të mëdha për të arritur rezultatin më të mirë në mjekimin dhe mbijetim. Lidhur kësaj gjithmonë theksoj se bindjet e vjetra të popullit se nishanet nuk duhet të preken ose të operohen sepse mund të merret kancer janë të gabueshme dhe të pasakta, kjo gjë është e provuar në shkencën e mjekësisë. Problemi krijohet te personat që më vonë kanë vizituar mjekun për shkak të frikës dhe në këto faza terminale të sëmundjes asnjë operacion nuk mund të ndihmojë”, shpjegon Prof. Dr. Andrej Petrov, specialist i dermatovenerologjisë.

benki

Me qëllim për ta ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për ekzaminim të rregullt dhe të hershëm të nishaneve të dyshimta, kjo fushatë shtatë vite me radhë tradicionalisht shënohet në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Përveç aksionit që u zhvillua në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, Prof. Dr. Andrej Petrov dhe Dr. Vesna Pljakoska këtë fundjavë morën pjesë në fushatën për ekzaminime dermatologjike falas nën moton “Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës!” në organizim të Shoqatës së Dermatovenerologëve.