fbpx

Prof. Dr. Susan Rodler sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

02.04.2022

Prof. Dr. Suzan Rodler, kardiologe intervente nga Austria me një përvojë shumëvjeçare sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” dhe u takua me menaxhmentin e spitalit.Gjatë vizitës Dr. Rodler u njoh në detaje me punën e spitalit dhe planet zhvillimore. Në mënyrë shtesë u prezantuan edhe rezultatet e punës së spitalit, kapaciteteve, kushteve dhe mundësive të departamenteve dhe qendrave të specializuara. Gjatë vizitës Dr. Rodler bisedoi me drejtorin mjekësor të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Dr. Zharko Hristovski, si dhe mjekët e Qendrave të Kardiokirurgjisë për adulte dhe për fëmijë, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq dhe Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski. Ajo mbështeti angazhimet e mjekëve dhe menaxhmentit të spitalit për të vazhduar me përpjekjet në ofrimit e trajtimit të më mirë për të gjithë pacientët në vendin dhe rajon dhe ndau me ta admirimin e saj për teknologjinë me të cilën disponon spitali.