fbpx

PROF. DR. NIKOLLIQ ËSHTË VIRTUOZ NË FUSHËN E KARDIOKIRURGJISË: OPERACION PREJ PESË ORËSH NË ZEMËR TË HAPUR NË “ACIBADEM SISTINA”

26.10.2020

Në Departamentin e kardiokirurgjisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u krye një ndërhyrje kirurgjikale komplekse në zemër të hapur duke shpëtuar jetën e një pacienti 89 vjeçar. Ndërhyrjen operative prej pesë orësh e kreu shefi i Departamentit të Kardiokirurgjisë, Prof. Dr. Alleksandar Nikolliq, u vendosen  tre bajpase tek pacienti, u zëvendësuan valvula aortale dhe u rregulluan valvulat mitrale dhe trikupsidale.

Dame Sekullovski u pranua në spital me dhimbje të fortë dhe të padurueshme në gjoks. Menjëherë u drejtua për ekzaminim kardiologjik dhe pas koronarografisë së kryer atij i kanë dhanë rekomandim për rivaskularizim kirurgjikal të miokardit. Kardiokirurgu Prof. Nikolliq thotë se bëhet fjalë për një nga operacionet më të vështira dhe më komplekse që janë kryer deri më tani.

“Është kryer operacion të madh tek pacienti, kemi operuar 3 valuvla në zemër dhe kemi vendosur tre bajpase. Operacioni ishte me rrezik të lartë, jo vetëm për shkak të moshës së tij 89 vjeç, por edhe për shkak të 3 bajpaseve dhe 3 valvulave. Kemi bërë gjithçka që është e mundur. Unë jam i kënaqur që gjithçka kaloi mirë dhe më vjen mirë sepse pacienti ndihet mirë”, thekson Dr. Nikolliq.

AcibademSistina

Tani e tutje më e rëndësishme është që pacienti t’i dëgjojë rekomandimet që i japin mjekët, ndërsa janë shpjeguar familjes së tij, çfarë kujdes i nevojitet pacientit dhe si të sillet ai për të funksionuar pa probleme.

Dame Sekulloveski tanimë 10 vite kishte pasur probleme me zemrën. Gjatë tërë jetës ka qenë aktiv deri në vitin e fundit kur edhe gjatë të ecurit i ka ndjerë dhimbjet të forta na gjoks. Ai thotë se para operacionit dhimbjen e ka rregulluar me terapi.

“Problemet me zemrën filluan në vitin 2010. Në kohën e lirë merrem me bletari dhe vazhdimisht jam aktiv, nuk kam qëndruar në zyrë. Kam punuar si projektant në objektet energjetike, kënaqem duke punuar,  gjatë natës ende më vijnë ide të ndryshime dhe vizatoj. Fillova t’i vërej problemet duke ecur, për shembull duke ecur në 200 metra i ndjeva dhimbjet e forta, shumë të forta. Duhej të ndalohesha, të pushoj pak dhe për 15 minutë kalojnë dhimbjet. Nuk mund të mbaja më shumë se 2-3 kilogramë. Unë nuk kam pasur ndonjë ndërhyrje të mëparshme si kjo që më është bërë tani. Çdo gjë e rregullova me terapi, tableta, injeksione”, tha pacienti 89-vjeçar.

AcibademSistina

Për Prof. Dr. Alleksandar Nikolliq, Dame Sekullovski thotë se është virtuoz i cili në zemrën e tij ka kryer operacionin më të rëndë.  Kam pasur besim të plotë në mjekun dhe falënderoj atë që më ka vazhduar jetën.

“Mbesës i thashë se kirurgu im është virtuoz. Ka kryer operacionin më të rëndë në zemrën time. Vërtet është njeri i madh. Unë dhe familja ime jemi tepër mirënjohës. Të gjithë më pyesin ku u operova, çka kam operuar dhe cili mjek më ka operuar. Unë u them atyre, vetëm virtuozë mund të më operojnë dhe falë kësaj ndihem shumë mirë”, thotë ai.

Z.Sekullovski me nostalgji rrëfen se nga 30 shokë, atij i kanë mbetur vetëm 3, Lupço Srbinovski-Srbo, Fikret dhe Mile Mozokot, me të cilët siç thotë ai ende po shoqërohet. Edhe pse është në dekadën e nëntë të jetës, Dame Sekullovski ende po mëson dhe edukohet, para një viti ka mbaruar kursin e gjuhës angleze, ndërsa ka shumë ide projektuese që dëshiron t’i realizojë.

“Gjatë qëndrimit në dhomën 4409 në murin kishte lule dhe mora inspirim për të shrkuar diçka, i kam harruar dhimbjet, dua të lexoj libra. Studiova në Zagreb, sepse në Shkup nuk kishte fakultet elektroteknik, kishte fakultetet e ndërtimtarisë, pylltarisë, mjekësisë dhe mësuam gjuhën ruse. Kisha dëshirë për të mësuar edhe ndonjë gjuhë të huaj dhe para një viti u regjistrova në një kurs të gjuhës angleze dhe asistenti më pyeti sa vjeçar jam, kur i thashë rrënja katrore e 9 +7, pra se jam 88 vjeçar me tha se nuk duhet të paguaj”, thotë Sekullovski.

89 vjeçari Dame thotë se disa javë pas operacionit ndihet shumë mirë. Nuk ndjen dhimbje dhe mund të lëvizet dhe të ecë. Thotë se pa asnjë problem i kryen detyrat nëpër shtëpi dhe shkruan në mënyrë të rregullt. Shpreh falënderim për trajtimin që ka marrë në “Acibadem Sistina”, për përkushtimin dhe kujdesin që ka marrë nga stafi.