fbpx

Prof. Dr. Nikoliq dhe Dr. Dimçe Sllaveski nga spitali “Acibadem Sistina” do të jenë pjesë e ekipit që do ta kryejë transplantimin e parë të zemrës në vend

22.05.2020

AcibademSistina TransplantacijanaSrce

Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, kardiokirurg nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe shefi i Departamentit të anestezisë Dr. Dimçe Sllaveski, specialist në anesteziologji me reanimatologji nga “Acibadem Sistina” do të marrin pjesë në ekipin e përbërë nga disa kardiokirurgë dhe anesteziologë që sonte në Klinikën e kardiokirigjisë pranë Qendrës klinike shtetërore do ta bëjnë transplantimin e parë të zemrës në vendin tonë.

Me 30 vjet përvojë në këtë fushë, Prof. Dr. Nikoliq është i vetmi mjek që punon në një institucion shëndetësor në vend me përvojë në intervenime të këtilla. Ai vetë ka marrë pjesë në tre ekipe për transplantim të zemrës.

Një ekip i përzier i eksperteve kardiokirurgë, eksperteve të lartë nga disa institucione shëndetësore do ta kryejë transplantimin e parë të zemrës në vend mes të cilëve janë edhe Prof. Dr. Sashko Jovev nga Kardiokirurgjia shtetërore dhe Dr. Zhan Mitrev nga “Zhan Mitrev Klinik”. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të rëndë dhe të rrezikshme, diçka që deri më tash nuk ishte kryer në Maqedoni, prandaj paraqet është hap i madh për shëndetësinë e Maqedonisë.

Ministria e shëndetësisë shpalli se ekipet po përgatiten. Donatori i zemrës është një paciente e cila ka ndërruar jetë, ndërsa familja e saj është pajtuar ta dhurojë zemrën pacientit që ka pritur donator për një kohe të gjatë.