fbpx

Spitali “Acibadem Sistina” me mundësi për konsulta online

26.05.2020

Online Doctor skoro final

Spitali klinik “Acibadem Sistina” përmes qasjes elektronike deri në një pjesë të shërbimeve shëndetësore që i ofron. Mjekët specialistë nga fushat e dietologjisë, dermatologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë, onkologjisë, mjekësisë nukleare, otorinolaringologjisë, pediatrisë, psikiatrisë dhe kirurgjisë estetike, plastike dhe rikonstruktive janë në dispozicion për përmes lidhjes video.

Kjo risi në spital zbatohet me qëllim për t’u përgjigjur nevojave të pacientëve që nuk kanë mundësi ta vizitojnë spitalin fizikisht, ndërsa kanë nevojë për këshillë ose konsultë për ndonjë gjendje shëndetësore. Ky shërbim mjekësor është i nevojshëm për pacientët para se të gjithash për shkak të lëvizjes së kufizuar të qytetarëve në kushte të pandemisë nga koronavirusi Covid-19.

Konsultat video është parashikuar të zgjasin 20 minuta, por paraprakisht duhet të caktohen përmes qendrës së kontakteve të spitalit në numrin e telefonit 02 3099500 ku mund të mësojnë më shumë detaje rreth shërbimit.

Kontrolli online përfshin këshillat dhe rekomandimet nga ana e mjekut me qëllim për të parandaluar ndonjë sëmundje më serioze që mund të shfaqet gjatë anulimit të procesit të diagnostikimit ose shtyrjes së trajtimit. Në bazë të ankesave të pacientit, mjeku mund të propozojë ndonjë terapi përkatëse dhe nëse ka nevojë të kërkojë ekzaminime shtesë ose ta propozojë të vazhdojnë me kontrollin në spital.

Pas përfundimit të konsultës online çdo pacient merr një raport mjekësor për gjendjen shëndetësore në postën e tij elektronike. Shërbimi është i disponueshëm për pacientët e vendit dhe jashtë kufijve të tij dhe mund të realizohet  tre gjuhë:  maqedonisht, anglisht dhe shqip. Pagesa bëhet përmes shërbimit internet banking.