fbpx

PROF. DR. JORDAN SAVESKI DHE DR. TRAJKOVSKA MORËN PJESË NË KONGRESIN E 6-TË TË SHOQATËS KROATE PËR TRAUMATOLOGJI

18.04.2022

Prof. Dr. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë në Kongresin e 6-të në organizim të Shoqatës kroate për traumatologji.  Kongresi u mbajt në Vodice, Kroaci nga 31.03 deri më 02.04, pas anulimit dyvjeçar për shkak të pandemisë.

dr neda

 “Pas një pauze të gjatë shkëmbimi i përvojave me kolegët e vendeve të tjera paraqet freskim i madh dhe një mundësi për të prezantuar çka kemi punuar dhe kemi arritur, të krahasojmë rezultatet me shtëpi të tjera të kirurgjisë, të bisedojmë çka mund të përmirësohet. Ky është qëllimi i takimeve të tilla sepse shumë ndikojnë në edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional, sidomos në kohën që jetojmë, kur mjekësia dhe kirurgjia zhvillohen shumë shpejt. Unë dhe Prof. Saveski kishim prezantime në sesionet e kirurgjisë spinale, politraumës dhe komplikimeve në traumatologji, në këto sesione u diskutua dhe janë marrë konkluzione të rëndësishme për praktikën e përditshme. Krenohem që mund të prezantojmë rezultate që mund të krahasohen me spitalet kirurgjikale të respektuara evropiane”, tha Dr. Neda Trajkovska.

prof saveski

Ky kongres është një nga kongreset më prestigjioze në të cilin çdo vit marrin pjesë një numër të madh mjekësh ku bëhet shkëmbimi i zgjidhjeve të reja dhe novatore për trajtimin e problemeve me kockat dhe kyçet.