fbpx

20 VJET NGA LINDJA E FOSHNJËS SË PARË NGA IN VITRO NË VENDIN TONË, QENDRA PËR IVF NË “ACIBADEM SISTINA” REALIZOI ËNDRRËN E MIJËRA FAMILJEVE

03.05.2022

Qendra për IVF në “Acibadem Sistina” shënon një jubile, 20 vjet nga lindja e foshnjës së parë me ndihmën e teknologjisë in vitro në vendin tonë. Që nga ajo periudhë deri më sot, në këtë Qendër janë realizuar mbi 17.000 fekondime artificiale, ndërsa shkalla e suksesit është në nivel të qendrave botërore referente për IVF. Qendra e specializuar është pionier në zbatimin e teknikave të asistuara riprodhuese në vendin tonë dhe përbëhet nga mjekë gjinekologë- obstetër eminentë, andrologë dhe embriologë me përvojë shumëvjeçare në fushën e riprodhimit të asistuar.

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit, Qendra për IVF ofron 20% zbritje të procedurave të IVF-it (cikël natyral dhe cikël me stimulim), si dhe konsulta falas për fekondim artificial për të gjithë pacientët e interesuar.  Në kuadër të fushatës ekipi do të zbatojë edhe ligjërata edukative.

Në Qendrën për IVF në “Acibadem Sistina” është lindur foshnja e parë nga in vitro

Vetëm një vit pas hapjes së qendrës për IVF në vitin 2002, u lind Angelli, “foshnja e parë e epruvetës”. Me këtë, “Mala Bogorodica – Sistina” u bë pionier në zbatimin e teknikave më moderne në riprodhimin e asistuar. Që nga ajo periudhë deri më sot në Qendrën e cila ende mban emrin “Malla Bogorodica” janë realizuar ëndrrat e mijëra familjeve.

 “Jemi krenarë që nga fillimi kemi bërë hapa pionerike dhe u bëmë themeluesit e teknologjive të riprodhimit të asistuar në vendin tonë. Gjatë viteve Qendra e IVF-it shënon shumë suksese, vazhdimisht e zgjeron ekipin, vazhdimisht investon në edukimin dhe zbatimin e teknologjive të reja. Jemi pozicionuar lart në hartën e qendrave të zhvilluara të IVF-it në rajon. Megjithatë, asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe besimin e pacientëve tanë”, thotë Dr. Sllobodan Llazarevski, gjinekolog-obstetër, themelues i qendrës për IVF.

Liderë në rajon

Duke i implementuar edhe teknologjitë e fundit në sferën e riprodhimit të asistuar, Qendra e IVF-it në “Acibadem Sistina” është lider në rajon.  Këtu kryhen të gjitha teknikat e asistuara dhe riprodhuese pa kufizim të moshës për procedurat e IVF-it: fekondimi artificial (IVF, ISCI, TESE, TESA), krioprezervimi (ngrirja) i qelizave vezore, spermatozoideve, embrioneve, indeve të testikulit dhe të vezores, inseminimi intrauterin, metoda PICSS, ngrirja- vitrifikimi i embrioneve dhe qelizave vezore.

Cikle të IVF me qeliza vezore dhe spermatozoide të dhuruara

Falë bashkëpunimit me bankat e renomuara botërore për dhurimin e qelizave vezore dhe spermatozoideve në Qendrën e IVF-it kryhet me sukses fekondimi me qeliza të dhuruara. Përveç pacientëve maqedonas, rritet numri i pacientëve nga rajoni për këtë lloj fekondim. Qendra e IVF-it në “Acibadem Sistina” ka një marrëveshje me bankën më të madhe evropiane për qeliza vezore, ‘Ovogene‘, dhe po bashkëpunon në mënyrë aktive me bankën më të madhe të licencuar të spermatozoideve, CRYOS nga Danimarka, baza më e madhe e dhuruesve të spermatozoideve në botë.

Trajtimi i infertilitetit mashkullor

Ekipi multidisiplinar i Qendrës për IVF ofron qasje unike dhe ekipore në diagnozë dhe trajtimin e infertilitetit tek meshkujt. Disponon me një ekip dhe pajisje për diagnostikimin e infertilitetit të meshkujve, trajtime medikamentoze dhe kirurgjikale në trajtimin e infertilitetit të meshkujve. Në qendrën zbatohet procedura revolucionare kirurgjikale Micro TESE, një teknikë e avancuar e cila për 60% rrit mundësinë e gjetjes së spermatozoideve.

Fillimet e Qendrës së IVF-it janë në kuadër të Spitalit special për gjinekologji dhe obstetrikë “Malla Bogorodica- Sistina” i cili në vitin 2010 u bë klinika e parë private. Qendra është në krye me Dr. Sllobodan Llazarevski, themeluesi i riprodhimit të asistuar në vendin tonë i cili kreu fekondimin e parë in vitro.