fbpx

Prof. Dr. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska ishin ligjërues në kongresin e 7-të të SOTA

25.05.2023

Në periudhën nga 27-29 prill në Beograd u mbajt Kongresi i 7-të të SOTA (Serbian Orthopaedic and Traumatology Association) me pjesëmarrje ndërkombëtare, Kongresi i dytë i Shoqatës serbe për kirurgji të dorës dhe Kongresi i dytë i Shoqatës serbe për mikrokirurgji rikonstruktive.

Në Kongresin morën pjesë Prof. Dr. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska, specialistë të traumatologjisë. Ata prezantuan arritjet e spitalit dhe ekipit kirurgjik në: trajtimin kirurgjik të frakturave të kombinuara të acetabulumit dhe pelvikut, trajtimin kirurgjik të çrregullimit spinopelvik dhe trajtimin kirurgjik të frakturave osteoporotike spinale.

viber image

Prof. Saveski pati nderin ta hapë kongresin si anëtar nderi i SOTA dhe si pjesëmarrës në të gjitha kongreset e mëparshme. Në fjalën e tij ai dëshiroi që të ketë diskutime të mprehta, konstruktive dhe produktive dhe përfundime të qarta në interes të përmirësimit të trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve. Ligjëruesit dhe moderatorët e pranishëm të sesioneve shkencore me ekspertizën e tyre në fushën e traumatologjisë dhe ortopedisë arritën ta arrijnë këtë duke shkëmbyer përvoja nga praktika e tyre klinike.