fbpx

Prof. Dr. Gligor Dimitrov mbajti ligjëratë para studentëve të mjekësisë

24.11.2022

Prof. Dr. Gligor Dimitrov nga Departamenti i gjinekologjisë, obstetrikës dhe steriliteti pranë Spitalit klinik “Acibadem Sistina” mori pjesë në ligjeratën me temë “Teknikat moderne e riprodhimit të asistuar, surrogacia – e tashmja dhe e ardhmja”. Ligjërata u organizua nga dy organizatat studentore të Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup dhe Fakultetit të shkencave mjekësore pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip me përkrahje të Shoqatës maqedonase të mjekëve. Ligjërata ishte me interes të veçantë për mjekët e ardhshëm, studentët nga dy universitetet e mjekësisë të cilët mirëpritën ndarjen e njohurive nga ana e Prof. Dimitrov.

dimitrov
dimitrov