fbpx

PET/KT pa pagesë për Matejin e vogël

24.03.2016

PET/KT pa pagesë për Matejin e vogël

Menaxheri i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ka vendosur të ofrojë regjistrim PET/KT pa pagesë për Matej Stoillovin, nga Dellçeva. Sot, në qendrën PET në “Acibadem Sistina” është bërë regjistrimi i nevojshëm i aparatit të vetëm në rajon PET/KT.

Për një kohë të gjatë Matejit nuk mund ti gjendej diagnoza. Doktorët kishin këmbëngulur për kryerjen e regjistrimit PET/KT. Ne si familje , ku të gjithë jemi të papunë, nuk mund ta përballonim financiarisht këtë regjistrim. E falenderojmë pafundësisht Spitalin klinik “Acibadem Sistina” që na shtriu dorën me bujari për të na ndihmuar. Si çdo prind tjetër , edhe ne dëshirojmë më të mirën për fëmijën tonë, por sado që mundohemi, gjendja jonë financiare është e kufizuar – u shpreh Kirço Stoillov, babai i Matejit.

Ekipi mjekësor i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” shpreson sinqerisht se ky gjest do të kontribuojë në plotësimin e diagnozës së Matejit të vogël, dhe kjo do të ndihmojë edhe në trajtimin e tij të mëtejshëm.

[widgetkit id=59]