fbpx

Perfuzionistët e rajonit me simpozium të suksesshëm

29.11.2019

IMG r

Në organizim të “Medtronik”, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” gjatë këtyre dy ditëve ishte nikoqir i përfuzionistëve të Evropës Juglindore. Përfaqësues të 24 spitaleve nga 7 vende patën mundësinë për të debatuar për arritjet më të reja teknologjike, por edhe për metodologjinë që zbatohet në Evrope. Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, kardiokirurg, tha se “Acibadem Sistina” si një spital është lider në rajon sipas pajisjes që ka në dispozicion. Bëhet fjalë për teknologji më të re. Këto dy ditë mysafirët kanë pasur mundësi të shohin si funksionojnë aparatet që i ka spitali “Acibadem Sistina”. Pero Trajkovski dhe Sasho Stoillov, perfuzionistë nga Departamenti i kardiokirurgjisë në “Acibadem Sistina”, thonë se ky simpozium paraqet një mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit të perfuzionistëve të rajonit.