fbpx

PAS OPERACIONIT TË GJIRIT U NDJEVA E LIRE NGA KARCINOMA

30.10.2020

PESË VJET MË VONË JETOJ NJË JETË TË SHËNDOSHË DHE TË LUMTUR

Gati para pesë vitesh Biljana Georgievska në moshën 53 vjeç ka marrë diagnozën karcinoma e gjirit. Edhe pse ka bërë ekzaminime të rregullta, gungën në gjirin e saj ka zbuluar vet, ndërsa me mamografi dhe biopsi kanë konfirmuar diagnozën e keqe, karcinomë invasive. Me rekomandim të miqve, Biljana ka shkuar për kontroll tek Dr. Karagjozov dhe siç thotë ajo gjeti zgjidhjen e problemit serioz shëndetësor. Pesë vite pas këtij momenti ajo kënaqet në çdo ditë të re, mirënjohëse për shansin e ri të jetës për t’u gëzuar me të afërmit. Biljana gjithmonë ka bërë kujdes për shëndetin e saj, rregullisht ka bërë ekzaminime gjinekologjike, ultrazë dhe mamografi në gji. Rezultatet gjithmonë kanë dalë mirë dhe nuk ka pasur asnjë simptomë që mund të tregojë për ndonjë sëmundje, deri në ditën kur rastësisht ka prekur gungën në gjirin e djathtë. Si çdo person gjithmonë gjejmë justifikime logjike që na sugjerojnë ndonjë sëmundje, ajo mendonte se gunga është rezultati i jelekun e pakëndshëm, i ka ndryshuar të gjithë jelekët, por gunga ka mbetur atje dhe nuk e ka lënë rehat. Menjëherë ka caktuar termin për mamografi edhe se ka pritur disa ditë për ta marrë rezultatin, të nesërmen e kanë kontaktuar për ta thirurr për ekzaiminim me ultrazë tek mjekja që ka parë rezultatet e mamgrafisë. “Sipas bisedës serioze telefonike, ndjeva se bëhet fjalë për diagnozë të keqe, shkova për ta bërë ekzaminimin me një shoqe time sepse nuk kisha fuqi ta marrë bashkëshortin me vet. Doktoresha me tha se bëhet fjalë për një sëmundje malinje të gjirit dhe se duhet të kërkoj një mjek për operacion. Diagnoza e karcinomës së gjirit ishte një shok për mua. Nuk kisha dëshirë të kthehem në shtëpi, isha e ulur në bankë, kam qarë, as jam përgjigjur në telefon. Nuk dëshiroja të besoj se kjo me ndodh mua. Menjëherë mendoni për më të keqen. Kam menduar se si do t’ua tregoj këtë lajm familjes sime, fëmijëve, bashkëshortit…”, tha Biljana për minutat më të rënda pas tregimit të diagnozës.

pacient karagjozov

DR. MITKO KARAGJOZOV MË DHA SHPRESË DHE BESIM

Edhe pse Biljana ka biseduar me disa mjekë para se të arrinte tek Dr. Karagjozov, nga perspektiva e sotme ajo thotë se kishte shumë fat që me familjen e saj kanë vendosur të shkojnë në zyrën e tij. Qasja e tij ishte kryesore që Biljana të ndryshojë perceptimin e saj për sëmundjen dhe për të mbledhur fuqi për jetën pas operacionit të karcinomës.

“Mjeku më dha një shpresë të madhe,  kur dola nga spitali mendova se nuk isha më e sëmurë. Ai më pranoi kaq ngrohtësisht, me ne foli në një mënyrë të bukur, m’i tha të gjitha hapat që më presin, më përgatiti për gjithçka që më pret para dhe pas trajtimit. Ai nuk është vetëm një mjek, ka mjekë të ndryshëm, por ai ka një dimension njerëzor me një qëndrim dhe qasje të veçantë,” tha Biljana.

PAS OPERACIONIT MENJËHERË FILLOVA TË SHKOJ NË PUNË, KIMIOTERAPITË I KALOVA NË KËMBË

Operacioni kaloi mirë, pas qëndrimit treditor në spital Biljana shkoi në shtëpi dhe menjëherë ka filluar të shkojë në punë, pa marrë pushim mjekësor. “Unë dola nga “Acibadem Sistina” sikur të isha shëruar plotësisht. Falë mjekut Dr. Karagjozov, ky besim i fortë ishte thelbësor që të bëhem e fortë mendërisht dhe ta kapërcej sëmundjen. Kështu që vendosa menjëherë të vazhdoj me jetën normale, ta bëj punën që më përmbush, të komunikoj çdo ditë me shumë njerëz, të bëj gjithçka që më bën të lumtur. Kisha aq shumë shpresë që nuk mora as pushim mjekësor, u operova të martën, shkova në shtëpi të premten dhe të hënën shkova në punë. Kam marrë kimioterapi dhe pastaj shkova në punë. Kam pasur efekte anësore minimale, të cilat më janë shfaqur rreth ditës së gjashtë të terapisë, por me përkrahjen e madhe nga të afërmit e mi i tejkalova lehtë. Kam marrë 4 cikle të kimioterapisë dhe 30 cikle të terapisë rrezatuese.

pacient karagjozov

PËRKRAHJA E FAMILJES ËSHTË MË E RËNDËSISHME

Gjatë gjithë periudhës së luftës me sëmundjen, pasigurisë dhe frikës duhet të keni dikë pranë jush, për t’ju inkurajuar dhe nxitur. Këtë e kam marrë nga familja ime. Ata ishin gjithmonë aty për mua, më bënin të haja, kur panë që isha e trishtuar më morën për një shëtitje, unë thjesht ndjeva dashurinë dhe përkushtimin e tyre..

EKZAMINIME TË RREGULLTA, JETA E SHËNDOSHË, SHUMË MIQËSI

Biljana është plot me energji pozitive, i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë vende të reja, kënaqet në të gjitha shëtitjet me familjen dhe shoqet e saja. Sëmundja me të cilën u përballua, përveç momenteve negative asaj i ka lënë shprehi të qëndrueshme pozitive për mënyrën e jetës dhe vështrimin e saj ndaj jetës. Ajo më parë ka bërë ekzaminime parandaluese, ndërsa tani pas operacionit ato janë të detyrueshme. Në çdo 6 muaj bën ultrazë në bark, gji, pasqyra e gjakut, ekzaminim gjinekologjik dhe një herë në vit bën mamografi dhe markerë të tumorit. Të gjitha ekzaminimet janë në rregull, dhe Biljana gëzon çdo ditë të re, mirënjohëse që jeta i ka ofruar asaj një shans të ri për të jetuar dhe për t’u gëzuar me të afërmit e saj.

“Nuk është e rëndësishme vetëm të bësh një ekzaminim, por ku e bëni!”. Nga perspektiva e sotme, pasi u njoha me kushtet në “Acibadem Sistina”, aparatet më bashkëkohore për diagnozë dhe profesionistët  Dr. Maja Çapova dhe Dr. Karagjozov, mesazhi im për të gjitha gratë është se nuk është e rëndësishme vetëm të bëni një kontroll, por me shumë rëndësi është institucioni në të cilin i bëjnë kontrollet parandaluese. Përveç teknologjisë, personeli me përvojë është i nevojshëm për të parë edhe ndryshimin më të vogël. Në duart më të mira luftohet edhe diagnoza më të rëndë.