fbpx

Pas operacionit futbollisti i klubit Vardar, Goran Popov, rikthehet në fushë

21.11.2018

Pas një viti pasigururie nëse do të mund të vazhdojë me karrierën e tij profesionale si futbollist, Goran Popov, në “Acibadem Sistina” i dha zgjidhje problemit të tij. Operacioni në gjurin e lojtarit është realizuar me sukses nga ana e Dr. Mihajlo Ivanovski dhe ekipi i tij. Bëhet fjalë për një lëndim i cili shfaqet shpesh tek sportistët, lëndim i meniskut të shoqëruara me dhimbje të vazhdueshme dhe ënjtje.

Nuk gjej dot fjalë për ta falenderuar Dr. Mihajlo Ivanovski dhe të gjithë ekipin e doktorëve, infermiereve, fizioterapistëve të cilët janë kujdesur për mua gjatë qëndrimit  tim në “Acibadem Sistina”.  Ata i kanë të gjitha meritat që pas një kohe të shkurtër unë përsëri mund të qëndrojë në këmbë dhe shumë shpejtë do të mund të kthehem në fushën e futbollit.

Dr. Ivanovski ishte mbështetja ime më e madhe gjatë gjithë procesit. Unë jam munduar për 6 muaj me rradhë me këtë lëndim. Pas çdo ndeshjeje kisha ënjtje të madhe  dhe  nuk arrija ta përthyeja këmbën time dhe isha i detyruar  të pushoja disa ditë vetëm në mënyrë që të mund të qëndroja përsëri në këmbë. Jam shumë i kënaqur nga Dr. Ivanovski dhe Dr. Iliev, dhe për faktin që me shumë sukses kanë arritur ti shërojnë lëndimet që kisha pësuar “, thotë Goran Popov.

Lojtari i futbollit Popov, një ditë pas operacionit arriti të qëndrojë në të dyja këmbët dhe të lëvizë lirshëm pa asnjë vështirësi. Nuk e fshehu kënaqësinë që la pas vetes një problem serioz i cili mund t’i jepte fund karrierës së tij të suksesshme në futboll. Dr. Ivanovski thotë se në të ardhmen do ta ndjekë nga afër rimëkëmbjen e tij. Ai thotë se për të gjithë pacientët e tij është i hapur dhe i disponueshëm për të diskutuar rreth shëndetit të tyre.

“Operacioni shkoi shumë mirë, dhe Goran, të nesërmen pas kryerjes së operacionit ishte në gjendje që të qëndronte në këmbë dhe të bënte shëtitje të shkurtra në ambientet e spitalit. Kjo për shkak të kondicionit të tij shumë të mirë dhe masës së muskujve të cilat padyshim do ta përshpejtojnë të gjithë procesin e shërimit të futbollistit që të mund ti kthehet aktiviteteve sportive  për një periudhë rreth 6-8 javë.  Tani e nevojshme është kryerja e terapisë fizikale  dhe një trajtimi tjetër me PRP , përpara se Goran të kthehet në terren me të gjitha forcat dhe energjinë e tij të plotë, por kjo është vetëm çështje kohe.”, shprehet Dr. Mihajlo Ivanovski.

Rasti i Popov është edhe një histori më tepër në gamën e historive të suksesshme të realizuara nga ekipi i profesional i mjekëve të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.
Qasja multidisiplinare në trajtim e bën këtë spital unik dhe më të mirin në rajon.