fbpx

Pas dy muajve qëndrim në spital, shkojmë në shtëpi me duart plotë gëzim

11.06.2019

“Kur nuk mundesha të shoh veten në pasqyrë nga trishtimi, kur flokët m’ishin bërë më të përhimë se i kisha pasur, kur lotët më derdhen pa ndalim, kur manitlin e gjelbër e kam veshur me sy të mbyllur, askush nuk ishte më i guximshëm dhe më i fortë sesa Ju, kur ma keni hapur derën çdo ditë, 53 ditë për t’i parë bebet që i kam lind. Keni parë lotët time ndërsa i keni fshehur lotët tuaj.  Ju falënderohem engjëj MBROJTËS për kujdesin, luftën, dashurinë. Ju falënderojmë nga zemra për gjithçka që keni bërë për fëmijët tona Iskra dhe Vendrana”- tha Margarita Bllazhevska, nëna e Iskrës, që kështu e filloi rrëfimin emotiv.

Për fat të mirë çastet e pasigurisë, pritjes dhe frikës janë mbrapa tyre. Iskra pas qëndrimit dymujor në repartin e kujdesit neonatal intensiv tanimë është në shtëpi. Bebja e vogël luftëtare është e lindur në javën e 31 të shtatzënisë pas fërtilizimiit invitro pas betejës së gjatë me sterilitet, me peshë nga 1060 gramë. Sot, 53 ditë pas qëndrimit në kujdesin intensiv, Iskra ka peshën nga 2000 gramë dhe gjatësinë nga 42cm.

“Ndonjëherë jeta mund të jetë në lojtar i rrezikshëm, godet në vendin më të dhembshëm. Gjithçka që e ke ndërtuar, e di ta shkatërrojë për një çast, vetëm nëse e ka planifikuar. Por, për fat të mirë ne kemi pasur njerëzit e vërtetë pranë vetës, mjek të mrekullueshëm, infermiere të mrekullueshme dhe personel që na kanë provuar të kundërtën.

Përkulja deri në tokë, mjek tonë të nderuar,

Njerëz të nderuar këtë që e keni bërë për Iskrën dhe Vedranën ( që tanimë nuk është midis neve) na jap fuqinë që të luftohemi dhe më tej të vërtetojmë se nuk jemi vetëm në këtë betejë të jetës. Jeta na ka përgatitur një skenar që na ka treguar këtë në mënyrë të qartë.

Kur nga e pamundshmja keni bërë të mundshmen

Kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve tanë, atëherë ne prindërit jemi të pafuqishëm. Unë dhe bashkëshorti im ishim të pafuqishëm. Vetëm kemi bërë me sy dhe asgjë nuk është e njëjtë. Për fat të mirë këtu ishin mjekët e spitalit klinik Acibadem Sistina që kanë bërë gjithçka.  Iskra është provë për këtë. Përkushtimi i tyre, njohuria, dhe përvoja na ka dhënë guxim që vazhdimisht të luftohemi dhe të ballafaqohemi me çdo sfidë gjatë këtyre dy muajve. Infermieret e repartit çdo ditë u kujdesen për Iskrën dhe e vazhduan betejën. Ky është një ekip prej engjëjve, luftëtare dhe në fund kanë dalë heronj tonë. Isktra është provë për këtë.

Shpresojmë falënderimin e madh së pari për Dr. Sllobodan Llazarevski (heroi ynë i parë) që e bëri procesion IVF dhe që ka rezultuar me sukses gjatë herës së parë dhe mundësoi që të vazhdojmë më tutje. Nuk ka dyshim për profesionalitetin e tij dhe gatishmërinë për të mundësuar personave të rinj të bëhen prindër.

Heroi i dytë është mjeku gjinekolog Dr. Pavle Dimçev që e ka udhëhequr shtatzëninë. Nuk kemi fjalë të mjaftueshme dhe fjalë lavdëruese  për përkushtimin dhe profesionalitetin e tij. Kujdesi i ti për ne të gjithë ka qenë i madh.

Në zinxhirin e heronjve hyn edhe Dr. Dushko Fidanovski, pediatri ynë dhe njeri i madh. Ai ka qenë njeriu që ka bërë që këto 53 ditë të jenë më pak të dhimbshme, më pak me stres dhe na mundësoi Iskrën ta marrim në shtëpi. Pas 53 ditëve më në fund shkuam me duart plotë gëzim. Dr. Fidanovski, Ju falënderojmë nga zemra. Ju ishit dëshmitar për lotët tonë, ndërsa bindjet tuaj se një ditë këta lotë në fund do të jenë lotë gëzimi kanë dalë të vërtete.

Pas 53 ditëve në agoni prapë buzëqeshje në fytyrat tona

Në këto ditë të agonisë dhe golgotës, frikës dhe lotëve infermieret na kanë mbështetur, engjëjt e repartit. Për ne më të vështirë ishte kur shkuam me duart bosh në shtëpi, ndërsa fëmijët tanë mbeten në spital. Reparti i Kujdesit neonatal intensiv u bë shtëpi ynë që dy muaj, ndërsa infermieret janë bërë familje. Shumë përqafime të ndara, lotë, buzëqeshje dhe këshillat kurrë nuk do të harrohen. Luftëtarë tonë të nderuar Ju falënderojmë nga zemra. Mbajmë fjalën se do të jeni mysafirë në çdo ngjarje të rëndësishme të jetës së Iskrës. Gjithçka që keni bërë për Iskrën, për ne është me shumë rëndësi. Në heronjtë do ta vendos edhe Dr. Risto Simenov. Njeriu që bën çudi, bën gjithçka për këto shpirte të vogla  që ta fitojnë betejën dhe të kenë sukses në jetën. Dr. Simenov që ka bërë gjithçka dhe ishte me ne gjatë një prej netëve më të vështira të jetës. Falënderim i madh për Dr. Radica Muratovska, që ishte me ne dhe Vedranën në orët e fundit. Ajo ka qenë pranë neve gjatë natës së vështirë, duke na ka dhënë fuqinë për të vazhduar më tutje. Falënderojmë Dr. Pallçevska dhe Dr. Hristovski.

Për ne këtë është me shumë rëndësi. 53 ka dalë se është numër i bukur që do të shënojë fillimin e një udhëtimi dhe miqësi të gjatë. Falënderojmë qytetarëve humane dhe fondacionit “Ilija Kamçev” që dhuroi 1.000.000 denarë për trajtim. Falënderojmë që jeni pjesë e rrëfimit tonë të lumtur”, na shpjegoi Margarita.

Lotët tanimë janë zëvendësuar me gëzim. Prindërit krenar Margarita dhe Branko Bllazhevski me padurim priten që informimet ta përgatisin Isktën për të shkuar në shtëpi. Para derës së Kujdesit intensiv pa durim me kureshtje ka pritur edhe vogëlushja Anja, kushërira e saj. Ekipi i “Acibadem Sistina” e lëshoi Iskrën që të kënaqet në përqafimin e nënës dhe babës.

 

Iskra, paç ditëtë lumtura gjatë fëmijërisë dhe ndriço jetën e nënës dhe babës.

Ekipi i “Acibadem Sistina” është këtu për ty.