fbpx

Pako speciale për operim të herines diskale lumbare me zbritje prej 20%

15.05.2023

Shumë shpesh njerëzit ankohen për dhimbje në pjesën e belit dhe këmbës gjatë qëndrimit në këmbë ose gjatë ecjes, ndërsa disa dhimbje janë të padurueshme që mund seriozisht të përkeqësojnë cilësinë e jetës. Nëse shfaqet ngurtësim, mpirje, valë të nxehta ose të ftohta përgjatë këmbës, nëse vihet re rënia e këmbës, lëvizje të kufizuara në pjesën e poshtme të shpinës, probleme me kontrollin e urinimit, këto simptoma neurokirurgët tregojnë se kanë të bëjnë me zhvendosjen e disqeve ndërvertebrale nga vendi i tyre dhe kjo është dukuri e shpeshtë si pasojë e mënyrës jetese të ulur. Kjo gjendje bën presion mbi rrënjat nervore dhe shkakton shfaqjen e simptomave të lartpërmendura. Për fat të mirë, në mjekësinë moderne ka zgjidhje operative për një pjesë të madhe të këtyre gjendjeve me te cilat ballafaqohen shumë pacientë.  Për t’u ndalë në ndihmë pacientëve, Spitali klinik “Acibadem Sistina” përgatiti një pako speciale për operacion të hernies diskale lumbare me zbritje prej 20%, me çmim prej 2.420 euro për një nivel dhe pako me çmim prej 2.960 euro për dy nivele. Në pakon speciale janë përfshirë këto shërbime: një trajtim mikrokirigjik me mbështetje të neuromonitoringut për ndërhyrje të sigurt, qëndrim në spital, terapi fizikale- 10 trajtime. Oferta promovuese vlen nga muaji maj deri në muajin gusht. Për të rezervuar një termin për konsultë ose termin për ekzaminim telefononi në këtë numër: 02 30 99 500.

AS Nevrologija Campaign Maj FB Post

Këto ndërhyrje në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në departamentin e neurokirurgjisë i kryejnë neurokirurgë eminentë me mbi 30 vjet përvojë në këtë fushë. Ekipi i neurokirurgëve përbëhet nga: Prof. Dr. Kiril Llozançe, Dr. Lulzim Agai, Prof. Dr. Sllobodan Damjanovski dhe Dr. Shk. Millenko Kostov.

Nevrohirurzi

Disektomia është një procedurë kirurgjikale e cila nënkupton heqjen e dëmtuar të diskut. Ekzistojnë disa teknika, por kohët e fundit tek ne aplikohet kirurgjia e hapur minimale invazive, me përdorimin e mikroskopit me qëllim për të pasur një pamje vizuale më të mirë. Avantazhi i kësaj metode është fakti se operacioni bëhet me prerje më të vogël, shërimi pas operacionit është më i shpejtë, dhe pacienti për një kohë të shkurtër mund të kthehet në shtëpi. Mjeku juaj mund t’jua rekomandojë këtë ndërhyrje nëse keni probleme me qëndrimin në këmbë ose gjatë ecjes, nëse nuk ndjeni përmirësim të efekteve pas trajtimit konzervativ, nëse keni probleme me urinimin, nëse keni dhimbje të padurueshme në këmbë dhe/ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Gjatë intervenimit

Kjo qasje kryhet nën anestezi të përgjithshme me ekzaminime dhe analiza paraprake që do të konfirmojnë aftësinë fizike të pacientit. Të nesërmen pas pranimit në spital kryhet ndërhyrja operative e cila kryhet nga ekipi i neurokirurgëve me një mikroskop të veçantë që lejon saktësinë maksimale. Niveli i duhur përcaktohet me një aparat të rëntgenit në sallën e operacionit që në fillimin e operacionit dhe nëse është e nevojshme, përdoret gjatë gjithë operacionit. Në këtë mënyrë, rreziku për manipulime të gabuara reduktohet ndjeshëm. Bëhet një prerje prej 3-4 cm në lëkurë. Ndonjëherë hiqet pjesë e indit kockor, për një pamje vizuale më të qartë të diskut, pa e dëmtuar rrënjën nervore. Pasi të jenë vizualizuar qartë laminat e vertebrës, disku dhe zona  përreth, hiqet ose mënjanohet pjesa e diskut  e cila është  zhvendosur nga muri diskal, si dhe pjesë të tjera të cilat dalin jashtë hapësirës diskale. Në këtë pjesë të operacionit, në spitalin tonë përdorim në mënyrë rutinore një mikroskop operativ i cili ofron më tepër ndriçim dhe zmadhim apo rritje të pamjes në këtë fushë. Në këtë mënyrë mundësohet një mbrojtje më e mirë e rrënjës nervore. Çdo ndërhyrje kirurgjikale, veçanërisht ndërhyrje neurokirurgjikale, është një ndërhyrje e rrezikshme sepse mund të ndodhë dëmtim i paqëllimshëm i strukturave nervore. Për të parandaluar këto pasoja, me ndihmën e neuromonitoringut, mund të kufizohen pjesët që kontrollojnë funksionet vitale, si dhe lëvizjen dhe mund të parandalohet lëndimi i tyre gjatë operacionit. Kjo është arsyeja pse vendoset një sistem neuromonitoringu para operacionit nga një neurolog dhe një asistent.

Periudha pas ndërhyrjes

Pas ndërhyrjes, pacientit i sugjerojmë të fillojë të lëvizet më herët, përafërsisht pas 6 orësh nga procedura. Ekipi ynë i terapisë fizikale fillon të merret me pacientin duke filluar nga dita e nesërme, duke e ndihmuar pacientin që të shërohet më shpejtë dhe duke i shpjeguar atij disa masa të cilat duhet të marrë pacienti gjatë kryerjes së lëvizjeve, ngjitjes së shkallëve, uljes, ngritjes nga shtrati, apo si duhet të dalë nga makina. Sigurisht, pacienti duhet të kryej edhe disa ushtrime të veçanta në shtëpi. Pasi pacienti të ketë mbërritur në shtëpi, dhe zakonisht kjo ndodh pas 24-48 orësh pas përfundimit të operacionit, mund të ketë disa kufizime të vogla si: të qëndrojë ulur për një kohë të shkurtër, nuk duhet të ngrejë pesha të rënda më tepër se 2 kg, nuk duhet të bëjë tërheqje (gjatë shtrirjes) të trupit të paktën 4 javë pas operacionit. Shumica e pacientëve mund të rikthehen në vendin e tyre të punës pas 4 javësh.  Ndërsa ata persona të cilët bëjnë punë të rënda fizike, me ngritje peshash etj, rikthehen në punë pas 8 javësh.