fbpx

DR. LLAZAREVSKI DHE DR. BOJAXHIEV MORËN PJESË NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR IVIRMA

09.05.2023

Specialistët e gjinekologjisë dhe obstetrikës nga Departamenti i Riprodhimit të Asistuar, Dr. Sllobodan Lazarevski dhe Dr. Aleksandar Bojaxhiev morën pjesë në kongresin ndërkombëtar IVIRMA, i cili u mbajt nga data 20 deri me 22 prill në Mallaga të Spanjës. Në këtë kongres morën pjesë mbi 1500 pjesëmarrës nga më shumë se 60 vende të botës dhe u trajtuan risitë në fushën e mjekësisë riprodhuese.

IVEMA

VIRMA është një nga kongreset më prestigjioze ndërkombëtare në të cilin çdo vit marrin pjesë një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe shkëmbejnë zgjidhjet e reja dhe inovuese në trajtimin e problemeve të shëndetit riprodhues.

Vizitat e këtyre kongreseve ndikojnë shumë në edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional, veçanërisht në kohën në të cilën jetojmë kur mjekësia po zhvillohet me shpejtësi. Me zbatimin e teknologjive dhe inovacioneve më të fundit në fushën e riprodhimit të asistuar, Qendra IVF në “Acibadem Sistina” është lider i padiskutueshëm në rajon.