fbpx

PACIENTI 20 VJEÇAR, NIKOLLA MBIJETOI REANIMACIONIN E GJATË- MJEKËT KANË BËRË MREKULLI

13.05.2022

Nikolla Timov nga Shtipi është një djalë 20 vjeçar dhe për shkak të sëmundjes në mushkëritë luftoi betejën më të madhe për ta shpëtuar jetën. Këtë betejë ai e fitoi në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” dhe tani ndihet mirë. “Në janar të vitit të ardhshëm do ta festoj ditëlindjen time të parë”, thotë Nikolla duke folur për momentet kur atij iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në spital, por mjekët e spitalit i ndihmuan për ta kapërcyer situatën e vështirë dhe të vazhdojë më tutje. Dy muaj më parë, asgjë nuk tregonte se Nikolla fjalë për fjalë do të luftonte për jetën e tij. Sinjalet e para u shfaqën kur ai ishte në Kroaci në det, ndërsa në “Acibadem Sistina” erdhi në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pothuajse pa shpresë. “Nikollçe ka ardhur në një gjendje të rëndë, me një ambulancë nga Shtipi si një rast urgjent”. Ai ishte i pavetëdijshëm, jokontaktibil dhe me një nivel shumë të ulët të oksigjenit në gjak, nën minimumin. E vendosëm në ventilim mekanik joinvaziv, pra bëhet fjalë për ventilim nën presion me një maskë të madhe. Këtë ai nuk e kujton, pastaj u intubua, u vendos tubusi endotrakeal në trakean dhe u vendos në ventilim mekanik”, shpjegon doktoresha Natalija Çakar, specialiste e anesteziologjisë me reanimatologji.

timov

ATIJ IU NDAL ZEMRA

Rasti i Nikollës ishte një sfidë e madhe për mjekët jo vetëm për shkak të kompleksitetit por bëhej fjalë për një djalë të ri. Përpjekjet e forta për të pasur sukses përfunduan me sukses, Nikolla dhe mjekët luftuan betejën për frymëmarrjen e tij, zemrën e tij që në një moment iu ndal. Mjekët e kanë reanumuar Nikollën për 40 minuta. “Pas vendosjes në respirator, djali pësoi arrest kardiak dhe filuam me reanimacionin. Zemra ndali funksionin e saj, ndërsa reanimacioni zgjati për 40 minuta. Situata ishte dramatike, por gjithçka është bërë në mënyrë profesionale. Më vonë, kolegët e kardiokirurgjisë e vendosën atë në aparatin ECMO”, shton Dr. Çakar, specialiste në anesteziologji me kujdes intensiv. Shefi i Departamentit të Kardioanestezisë, Dr. Dimçe Sllaveski, thotë se vendimi për vendosjen e Nikollës në aparatin ECMO ishte përcjellë me disa dilema.“Së pari, pacienti është sjellë me oksigjenim jashtëzakonisht të ulët, pra me nivel të pamjaftueshëm të oksigjenit për funksionimin e organeve vitale dhe është bërë reanimacion që zgjati 40 minuta me shenja se funksioni i trurit, pra dëmtimi i trurit është real. Kjo do të nënkuptonte ta shpëtoni pacientin, ta rregulloni problemin në mushkëri, por truri të jetë me dëmtime të përhershme dhe pacienti të mos zgjohet.Pacienti erdhi me insuficiencë të rëndë respiratore si pasojë e gjakderdhjes masive në mushkëri, duke shkaktuar mbushjen e alveolave të mushkërive me gjak. Morëm vendim ta vendosim në një makinë respiratore, por kjo nuk dha një rezultat adekuat. Pra, ishin prekur shumë organe.Megjithatë, rinia e tij, mosha e tij ka bërë që t’i ndërmarrim të gjitha hapat. Ne e vendosëm atë në aparatin ECMO dhe në fund patëm sukses. Me kalimin e ditëve gjendja e tij po përmirësonte. Në ditën e gjashtë pas vendosjes e larguam nga aparati ECMO, në të njëjtën ditë arritëm ta largojmë edhe nga respiratori. Kur u zgjua kërkoi nënën dhe babanë e tij”, thotë doktor Sllaveski, specialist në anesteziologji me reanimatologji. Pas analizave që i bëri doktoresha Kamelija Bushljetiq u konstatua se ai vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Pa vendosjen në aparatin ECMO, shanset për të mbijetuar ishin praktikisht të pamundura. “Për momentin Nikollçe është në gjendje stabile, por gjendja e tij kërkon monitorim të kujdesshëm”, thotë doktoresha Kamelija Bushljetiq, pulmologe. Mjekët thonë se në këtë rast mosha e tij ishte faktori kryesor për rezultatin e suksesshëm, bashkëpunimi, qasja multidisiplinare që zbatohet në këtë spital. Për këtë pacient bashkëpunojnë të gjithë mjekët, bëhen vlerësime dhe vendoset diagnoza e saktë.

timov

Për zhvillimin e sëmundjes prindërit e Nikollës flasin me shumë emocione. Tani ata janë të lumtur dhe mirënjohës, por në muajt e mëparshëm ishin të pasigurt dhe të frikësuar. “Nikola u kthye nga Kroacia në muajin nëntor dhe pas një muaji filluan dhimbjet në fyt, vizituam mjekun e familjes, kemi bërë një RTG dhe u konstatua se ka pasur një zbritje të mushkërisë. Kishte bërë edhe ekzaminim kompjuterik ndërsa zemra i rrihte shumë shpejt. Ai mori terapi, të cilën e ka përdorur për dhjetë ditë. Pastaj në janar Nikolla filloi të pështyjë gjak. Doktoresha na tha se ishte nga bajamet dhe kapilarët. Por gjendja e tij u përkeqësua. Vizituam edhe një kardiolog, i cili tha se zemra punonte mirë. Pas disa ditësh thirrëm ambulancën dhe u drejtuam në departamentin e sëmundjeve Infektive ku konstatuan se kishte sëmundje të rëndë të mushkërive, saturim shumë të ulët dhe mjekët na thanë se për atë s’ka shpresë për shpëtim”, thotë nëna Stojka Dimova.

Ata kanë marrë sugjerim për të kërkuar ndihmën në “Acibadem Sistina” dhe pas kontaktit të realizuar me një ambulancë si rast emergjent e sollën këtu. Mjekët kanë bërë reanimacion dhe e kanë vendosur në aparatin ECMO, për të cilin u informuan se kjo ishte mënyra e vetme për ta shpëtuar. Në minutat e para pas largimit nga aparati, ai kujton vetëm prindërit. Ata janë mbështetësit më të mëdhenj të Nikollës. Ai thotë se nuk ka rënë mendërisht dhe ka vullnet për sfida të reja.