fbpx

INFERMIERET BILJANA DILEVSKA DHE MARIJA LAMOVA JANË SHPALLUR PËR INFERMIERE MË HUMANE NGA ANA E SHOQATËS SË INFERMIERËVE, TEKNIKËVE DHE MAMIVE

12.05.2022

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, teknikëve dhe mamive, Shoqata Kombëtare e Infermierëve, Teknikëve dhe Mamive (SHKITM) ka ndarë mirënjohje për infermieret nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” – Biljana Dilevska dhe Marija Lamova për kontributin e tyre në fushën e infermierisë. Biljana Dilevska është kryeinfermierja e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe këtë profesion e ushtron më shumë se 30 vjet. Ajo është lidere e vërtetë në infermieri dhe pjesë e menaxhmentit të SK “Acibadem Sistina”.

MEDICINSKI SESTRI
MEDICINSKI SESTRI

Gjatë pandemisë nga Covid-19 ajo drejtpërdrejt ka udhëhequr të gjitha ekipet në spital. Infermierja Marija Lamova me njohuritë e saj në mjekësi emergjente, anesteziologji dhe mjekim intensiv ka dhënë një kontribut të madh në përballimin e pandemisë nga Covid-19.

Dita e infermierëve dhe teknikëve çdo vit shënohet më 12 Maj në përkujtim të ditëlindjes së Florence Nightingale.