fbpx

PA PAGESË DERI NË SHTËPINË TUAJ – “ACIBADEM SISTINA” ME NJË SHËRBIM TË RI- EKZAMINIME LABORATORIKE NË KUSHTE SHTËPIAKE

15.06.2020

homelab web

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron mundësinë për marrjen e mostrave për ekzaminime dhe analiza laboratorike, si dhe për testim për detektimin e Covid-19 me testin e shpejtë serologjik në shtëpinë tuaj. Një ekip profesional mobil nga spitali vjen me një automjet të pajisur në shtëpinë tuaj pa pagesë, kështu që mostrat për analizat laboratorike transportohen në mënyrë të sigurte dhe të shpejtë. në Laboratorët diagnostikues të “Acibadem Sistina”.

Marrja e rezultateve varet nga lloji i shërbimit laboratorik (sipas mostrave të gjakut, urinës, strishos së hundës, veshit dhe fytit), domethënë nga koha e nevojshme për përpunimin e analizës, ndërsa pastaj rezultatet dërgohen në postën elektronike të dhënë nga ana e pacientit.

Shërbimi i ekipit mobil për marrjen e mostrave për analizat laboratorike në shtëpitë tuaja vlen vetëm për territorin e qytetit të Shkupit, çdo ditë pune në periudhën nga ora 9 deri në orën 11. Për përdorimin e shërbimit është e nevojshme një ditë më parë pacientët ta caktojnë terminin përmes qendrës së kontakteve të “Acibadem Sistina” në numrin e telefonit 02 3099 500, ku do t’i marrin të gjitha detajet rreth shërbimit dhe udhëzimit si të përgatiten për analizën e kërkuar.
Kjo risi në spital zbatohet për t’u përgjigjur nevojave të pacientëve të cilët gjatë këtyrë kushteve të pandemisë nga koronavirusi Covid-19 të cilët nuk kanë mundësi në mënyrë fizike të vizitojnë spitalin tonë për të dhënë  një mostër për analizë laboratorike.

Departamenti i Laboratorëve diagnostikues pranë Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ofron një spektër të plotë të shërbimeve laboratorike me rezultate të shpejta dhe të sakta. Duke punuar me profesionalizëm dhe me zbatimn e vazhdueshëm të protokolleve bashkëkohore dhe ekspertizën e lartë Laboratorët diagnostikues morën akreditimin ISO: 15189. Ky standard garanton kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë në laboratorin mjekësor. Akreditimi paraqet një dëshmi se rezultatet dhe gjetjet e lëshuara nga laboratorët tanë përpunohen sipas standardeve të njohura botërore dhe i plotësojnë kriteret më të larta për cilësi. Me implementimin e këtij standardi, rezultatet dhe gjetjet nga Laboratorët diagnostikues pranohen si në vendin tonë, ashti edhe në çdo shtet në botë.

Laboratorët diagnostikues pranë Spitalit klinik “Acibadem Sistina” janë të parët dhe të vetmet në vend me metoda histopatologjike, mikrobiologjike dhe biokimike të akredituara njëkohësisht. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i akredituar sipas standardeve më të larta për siguri dhe cilësi JCI.

REKOMANDIME PËR PACIENTËT TË CILËT KRYEJNË ANALIZA NË LABORATORINË BIOKIMIKE

Analiza laboratorike
HEMATOLOGJIA
Pasqyra e gjakut me Retikolucite
Pasqyra e gjakut
Sedimenti i eritrociteve
VEÇANËRISHT
Test për shtatzëni në Serum
Test për shtatzëni në urinë
ANALIZA E URINËS
Analiza biokimikie e urinës
ANALIZA MIKROBIOLOGJIKE
Strisho e hundës
Strisho e fytit – bakteriologjike
Strisho e veshit të djathtë– bakteriologjike
Strisho e veshit të majtë – bakteriologjike
Strisho e syrit të djathtë
Strisho e syrit të majtë
Urinë për urinokulturë, mikcion spontan
Koprokultura
TEST PËR COVID-19
COVID-19 IgG/IgM testi i shpejtë
STATUSI GLUCID
Glukozë, në stomak bosh
Hemoglobina e glukozuar (HbA1c DCCT/NGSP)
PROTEINA SPECIFIKE
Proteina C reaktive (CRP), Kuantitativ
Testi antistreptolizin Kuantitativ (ASLO)
ELEKTROLITET
Natrium (Na)
Kalium (К)
Kloridet (Cl)
Kalcium (Ca)
Fosfate, joorganike (P)
Magnezium (Мg)
Hekur në serum
Kapaciteti i përgjithshëm i lidhjes së hekurit –TIBC
Kapaciteti i pangopur për lidhjen e hekurit (UIBC)
ENZIME
Fosfataza alkaline (АLP)
Aspartat aminotransferazë (AST)
Alanin aminotransferazë. (АLТ)
Kreatin kinaza (CK)
Kreatinin kinaza –izoenzim -МB (CK-MB)
Laktatdehidrogjenaza (LDH)
Gama glutamil transpeptidaza (GGT)
Amilaza, serum
Lipaza
STATUSI LIPID
Kolesterol i përgjithshëm
Triglicerid
Kolesterol (HDL)
Kolesterol  (LDL)
Kolesterol (VLDL)
PROTEINA DHE PRODUKTE DEGRADUESE
Proteina totale
Albumine
Globulina
Bilirubina totale
Bilirubina direkte
Bilirubina indirekte
Urea
Kreatinin
Acidi urik
ILAÇE
Acidi Valproik
Vankomicin
KOAGULIME
Koha e tromboplastinës parciale të aktivizuar (aPTT)
Koha e protrombinës (INR)
Koha e Trombinës (TT)
Fibrinogjeni
D-Dimer
HORMONEVE E FERTILITETIT 
Hormoni folikulostimulues (FSH)
Hormoni luteinizues (LH)
Prolaktin (PRL)
Estradiol (Е2)
Testosteron
Progesteron (PROG)
Anti Mylerian hormon (AMH)
HORMONET E GJËNDRËS MBIVESHKORE
Kortizol
Dehidroepiandrostendion-sulfat (DHEA-s)
OSTEOPOROZA
Hormoni paratiroid (1-84) – bioaktiv
Vitamin D, 25-hidroksi (Vit-D 25-OH)
REUMA
Faktori reaumatoid (RF) në gjak
SEPSA
ProKalcitonin
HEPATIT B
Antigeni sipërfaqësor i hepatitit B (HBsAg)
Antitrupa totale kundër bërthamës së Hepatitit B (anti-HBc)
Antitrupa totale kundër antigenit sipërfaqësor të Hepatitit B (anti-HBs)
HEPATIT C
Antitrupa kundër Hepatitit (anti-HCV)
HIV-SIDA
Test i kombinuar për antitrupa (1-2) + п24 Antigen i HIV
DIABETI
Insulina
ANALIZA KARDIOLOGJIKE
Troponina T
Hormonet e gjëndrës tiroide
Hormoni Tireostimulues (TSH)
Tetrajodtironin i lirë (FT4)
Trijodtironin i lirë (FT3)
TireoGlobulin (TG)
Antitrupat e TireoGlobulinit  (anti-TG)
Antitrupat peroksidaze tiroide (anti-TPO)
ANEMIA
Vitamina B12, (Vit B12)
Acidi folik
Feritin
ANALIZA SPECIFIKE
BETA HCG
TUMOR MARKERE
Alfa feto proteina (AFP)
Antigen karcinoemriogen (CEA)
CA 125
CA 19-9
CA-15-3
CA 72-4
Prostatë antigen specifik total (PSA)
Prostatë antigen specifik, i lirë (fPSA)
Human protein epididimal 4 (HE4)
ROMA para menopauzës – paket  HE4 me Ca 125
ROMA pas menopauzës – paket HE4 me Ca 125
ALERGJI
Imunoglobulina E, total IgE