fbpx

Rekomandime për pacientët të cilët kryejnë analiza në laboratorinë biokimike

Për shkak të sigurisë së rezultateve tuaja të analizave laboratorike, është e nevojshme që një ditë para se të vini në laborator të konsumoni ushqim të lehtë deri në orën 18:00. Pas orës 18:00 mund të pini lëngje, është më mirë që të pini ujë apo lëngje pa sheqer, por në asnjë mënyrë nuk duhet të pini alkohol apo kafe. Gjithashtu, duhet të shmangni aktivitetet e rënda fizike. Në mëngjes, para se të vini në laborator, nuk duhet të hani dhe të pini asgjë, veçanërisht nuk duhet të pini kafe. Nëse merrni rregullisht terapi, nuk duhet ta merrni dozën e ilaçit në mëngjes, sepse ilaçet ndikojnë në saktësinë e rezultateve tuaja. Atë dozë të terapisë të cilën duhet ta pini në mëngjes, merreni me vete dhe pijeni pasi ti keni bërë analizat, pasi t’ju kenë marrë gjak. Laboratoria biokimike në spitalin klinik Acibadem Sistina ju informon në lidhje me mënyrën se si ju duhet të përgatiteni para kryerjes së disa analizave të caktuara:

Në laboratorët modern, për marrjen e gjakut përdoren pajisje (vegla) të veçanta të sistemeve speciale të mbyllura me vakum. (Vacuum – Container). Mostrat e analizave merren nga një staf mjekësor i trajnuar dhe profesional, në duart e të cilëve duhet të ndiheni të sigurt.

Procedura përbëhet nga tre pjesë:
– Punksioni në venë, gjatë të cilës laboranti mjekësor e vendos gjilpërën (agen) nëpërmjet lëkurës në venë. ,
– Marrja e gjakut, ku gjaku rrjedh nëpërmjet gjilpërës në pajisjen e mbyllur , në epruvetën (tubin) me vakum, ku të gjitha epruvetat e nevojshme mbushen me gjak.
– Procedura e presionit të venës, kur vena mbahet e shtypur me pambuk dhe me fasho në mënyrë që të ndalohet rrejedhja e gjakut.
Punksioni në venë zakonisht kryhet në pjesën e brendshme të bërrylit (ku përthyhet krahu) pasi aty vena mund të arrihet më mirë. Për kryerjen e punksionit në venë, krahu lidhet apo shtrëngohet me anë të një pajisje prej llastiku apo prej gome, në mënyrë që të theksohet më tepër vena dhe të bëhet më e dukshme. Pasi ta keni mbyllur dorën (ta keni bërë grusht), por pa e pompuar, vena bëhet akoma më e theksuar. Procedura e marrjes së gjakut, zakonisht zgjat rreth 2-3 minuta. Më pas në vendin e shpimit, ushtrohet pak presion me qëllim për të ndaluar rrjedhjen e gjakut dhe shfaqjen e shenjës së mavijosur.
A është e dhimbshme?
Në mëmentin ku gjilpëra kalon përmes lëkurës ndoshta mund të ndjeni pak dhimbje. Ndoshta mund të shfaqet edhe një ndjenjë parehatie gjatë momentit kur epruveti fillon të mbushet. Nëse marrja e gjakut ju shkakton një gjendje të parehatshme, mund ti drejtoheni laborantit mjekësor që t’ju ndihmojë ta kaloni këtë procedurë sa më lehtë.
Këshilla të dobishme
Nëse keni vena të thella dhe të padukshme, konsultohuni me mjekun tuaj që një ditë para se të paraqiteni për marrjen e gjakut, të pini 8-10 gota ujë. Ky veprim do ta lehtësojë pocedurën e marrjes së gjakut. Para marrjes së gjakut, duhet të bëni edhe disa ushtrime me duart dhe pëllëmbën e dorës. Nëse keni lëkurë të thatë, rekomandohet që të përdorni krem hidratues në të gjithë pjesën e duarve, duke bërë të mundur zbutjen e lëkurës dhe lehtësimin e procedurës.
Nëse ndjeni nervozizëm dhe marramendje, duhet patjetër ta vini në dijeni laborantin mjekësor para se të fillojë me procedurën. Procedura e marrjes së gjakut mund të kryhet edhe gjatë qëndrimit shtrirë dhe të relaksuar në karrigen tonë të veçantë, si dhe mund të shtyhet për një kohë të shkurtër, kur të ndiheni më mirë. Nëse merrni ilaçe për rregullimin e koagulimit të gjakut si: Heparin, Varfarin, Coumadin, duhet ta njoftoni më parë personin mjekësor i cili do t’ju marrë gjak. Pasi të ketë përfunduar procedura e marrjes së gjakut, personi mjekësor do ta ndjekë gjendjen në vendin apo zonën ku është bërë punksioni (shpimi)në venë, për të parë nëse gjakderdhja ka ndaluar. Pas këtij veprimi ju mund të largoheni nga ky ambient.
Nëse në vendin ku është bërë punksioni (shpimi), është shfaqur mavijosje, duhet ta lyeni me krem heparin ose me xhel për dy ditë rradhazi, nga tre herë në ditë.

Nëse doktori ka bërë porosinë për regjistrimin / filmimin e pjesëve të trupit në kabinetin e radiologjisë, atëherë duhet të merret parasyshë:
  • Analizat e gjakut duhet të kryhen para se të kryhet filmimi, veçanërisht në rastet kur përdoren lëndët e kontrastit.
  • Në rast se fillimisht kryhet filmimi me kontrast, atëherë analiza e gjakut bëhet pas 48 orëve nga përfundimi i kryerjes së filmimit me kontrast.

 

Ena në të cilën duhet të urinoni duhet të jetë sterile, me përbërje prej plastike inerte. Gjëja më e mirë është që atë ta merrni në laboratorin tonë. Për kryerjen e analizave rutinë merret urina e parë e mëngjesit, menjëherë pasi të jeni ngritur nga shtrati, para se të hani mëngjes, pini kafe apo të filloni me aktivitete të tjera. Kjo mostër merret pasi të keni pushuar 8 orë gjatë natës, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, urina është ruajtur në fshikëz. Merret gjysma e vërshimit të urinimit, dhe pa e ndërprerë atë e vendposni enën për ta mbushur me urinë.

Dy ditë para se të filloni me mbledhjen e urinës 24 orëshe, ushqimi duhet të përmbajë më pak mish dhe produkte të qumështit, dhe duhet të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh. Ju rekomandojmë që urinën ta mblidhni në një enë të veçantë 2 litërshe, të cilën do t’jua japim nga laboratori ynë. Gjatë periudhës së mbledhjes së urinës, ena duhet të jetë e mbyllur me kapakun e vet, dhe të qëndrojë në një vend të freskët. Mundohuni që këtë veprim ta bëni gjatë ditës kur do të jeni në shtëpi, përshembull, të dielën.
Mënyra e mbledhjes së urinës
Ditën e parë – fillimi i mbledhjes së urinës Urina e parë e mëngjesit hidhet, nuk duhet ta mblidhni. Shënoni kohën kur e keni bërë këtë veprim, përshembull, në orën 7 të mëngjesit. Pas këtij veprimi, çdo urinim të rradhës duhet ta mblidhni në enë, madje edhe kur urinoni gjatë natës.
Dita e dytë – përfundimi i mbledhjes
Urinën e parë të mëngjesit e mblidhni në enë. Do të ishte akoma më mirë nëse kjo kohë përputhet me kohën e ditës së mëparshme kur keni filluar me mbledhjen e urinës, në orën 7 të mëngjesit. Me këtë shembull apo mostër të urinës, përfundon mbledhja korrekte e urinës 24 orëshe.
Enën me urinë duhet ta sillni sa më shpejtë në laborator. Për të përcaktuar analizat individuale, urina duhet të mblidhet me një konzervant të përshtatshëm. Për këtë informohuni në laborator, ku dhe do t’ju japim udhëzime të sakta dhe konzervantë të përshtatshëm sipas nevojës.

Testi përdoret për të zbuluar diabetin gestacional, i cili kryhet nga java e 24-28 të shtatzënisë, pasi zakonisht shfaqet në këtë periudhë. Para testit i cili mund të kryhet gjatë ditës (jo domosdoshmërisht në mëngjes) ju mund të hani dhe të pini normalisht.
Procedura e testit:
Testi fillon me matjen e glukozës me anë të mollzës së gishtit.
Më pas pihet lëndë me oligosakaride (250-300 ml ujë, dhe 50 gr glukozë)
Gjatë momentit të kryerjes së testit duhet të jeni të qetë, nuk duhet të hani apo pini lëngje pasi matet aktiviteti bazë i metabolizmit.
Matja e dytë bëhet pas 60 minutash, nga momenti i pirjes së lëndës
Më pas mund të vazhdoni me aktivitetet e përditshme sikurse keni planifikuar.

Test oral për tolerancën e glukozës (test funksional)
OGTT është i nevojshëm për zbulimin dhe vërtetimin e shkatërrimit të tolerancës së glukozës.
Mënyra e përgatitjes së pacientit:
Para kryerjes së testit, në një periudhë prej 3 ditësh, ju duhet të konsumoni sasi normale të karbohidrateve, ushqim i përzier i cili përbëhet nga më shumë se 150 gr karbohidrate në ditë, deri në mbrëmje para kryerjes së testit. 12 orë para se të filloni me kryerjen e testit ju nuk duhet të hani asgjë, pra duhet të jeni të uritur.
Duhet ti ndërprisni të gjitha ilaçet të cilat ndikojnë në metabolizmin e glukozës 3 ditë para kryerjes së testit. 
Procedura e kryerjes së testit:
Ju duhet të sillni urinën e parë të mëngjesit, e cilla duhet të kontrollohet për praninë e glukozës dhe trupave ketone. Test pozitiv është kundërindikacioni për OGTT. Në raste të tilla konsultohemi me doktor internist – endokrinolog për vazhdimin e mëtejshëm të testit.
Testi duhet të fillojë në orën 8 të mëngjesit, me matjen e glukozës në gjakun kapilar. Më pas pini lëndën me oligosakaride (250-300 ml ujë, dhe sasinë e përshtatshme të glukozës) sipas referimit të mjekut i cili ka kërkuar kryerjen e testit. Për gratë shtatzëna përdoret 50 gr, ndërsa për gratë e tjera jo shtatzëna dhe të shëndetshme përdoret 75 gr glikozë. Për fëmijët, matja bëhet sipas tabelës, në varësi të peshës trupore.
Gjatë momentit të kryerjes së testit duhet të jeni të qetë, nuk duhet të hani apo pini lëngje pasi matet aktiviteti bazë i metabolizmit.
Përsëritja e matjeve kryhet pas 60-120 minutash nga momenti i pirjes së lëndës , si dhe në raste të veçanta mund të kërkohet një kohë më e gjatë, sipas përcaktimit apo rekomandimit të mjekut.

Dy ditë para se të paraqiteni në laborator për kryerjen e analizës së gjakut, nuk duhet të konsumoni lëngje të pasura me karrotenoide (borronicë, manaferra, panxhar sheqeri, rrush të zi pa fara, etj).
Hekuri në serum nuk mund të përcaktohet nëse keni infeksion akut.
Tek pacientët të cilët marrin terapi me hekur dhe /ose preparate me multivitamina të cilat përbajnë hekur, matja duhet të kryhet:
3 ditë pas marrjes intravenoze të preparatit me përmbajtje të hekurit
Pasi të kenë kaluar 7-10 ditë nga përfundimi i terapisë me tableta
1 muaj pas marrjes së terapisë intramuskulare.
Gjaku për analizën e hekurit në serum, duhet të merret vetëm në mëngjes , pas gjithë natës, 12-14 orë pa ngrënë, për shkak të ndryshimit të përqëndrimit të tij nën ndikimin e ritmit cirko-dial (circadian rhythm), veçanërisht nëse matet për të përcaktuar dozën e terapisë.

Një ditë para marrjes së gjakut për kryerjen e analizave, duhet të ushqeheni normalisht, konsumoni ushqim të lehtë dhe pa yndyrë. Vakti i fundit i ngrënies duhet të jetë deri në orën 19:00. Mos pini kafe as alkohol pas orës 19:00.
Përcaktimi i kolesterolit nuk duhet të bëhet para se të kalojnë 8 javë nga infarkti akut miokardiak, operacionet kirurgjike, traumat, thyerja e kockave, infeksionet akute bakteriale dhe virale, dhe sëmundje të tjera dytësore që ndikojnë në metabolizmin e lipideve.