fbpx

Operacion i rrallë dhe specifik për herë të parë u krye në “Acibadem Sistina”: Është hequr tumor në veshkë me madhësi si top hendbolli tek një foshnje 10 muajsh

07.02.2020

 

simeonov

Dr. Simeonov thotë se bëhet fjalë për tumor të rrallë që paraqitet tek fëmijët që nga lindja.

“Intervenimi është specifik dhe për herë të parë ky lloj intervenimi u krye në spitalin “Acibadem Sistina”.  Bëhet fjalë për intervenim kompleks sepse kërkon kirurgji precize për shkak se tumori gjendet mbrapa zorrëve, në rastin konkret nga ana e djathtë. U bë mobilizim i zorrës së trashë, u ruajt vaskularizimi i zorrëve që të arrihet deri tek enët e gjakut të veshkave dhe u bë kujdes që të mos lëndohet kapsula e tumorit”, thotë Dr. Simeonov.

Intervenimi ishte i suksesshëm, tumori ka qenë në fazën e parë. Fëmija u shërua për pesë ditë ndërsa Dr. Simenonov tha se pas kimioterapive ai do të zhvillohet në mënyrë normale.