fbpx

Nxënësit e shkollës NOVA, vizituan laboratoritë e spitalit Acibadem Sistina

11.11.2016

Nxënësit e shkollës NOVA, vizituan laboratoritë e spitalit Acibadem Sistina

Nxënësit e klasës së 7-të të shkollës ndërkombëtare NOVA, vizituan departamentin e laboratorive diagnostikuese të Acibadem Sistina. Mikpritësi i kësaj ngjarje ishte Dr. Xhengis Jashar, patohistolog dhe shef i laboratorive diagnostiguese. Gjatë vizitës, nxënësit kishin mundësinë që të punën në laboratorin biokimik, dhe më pas ishin pjesë e leksionit edukativ në amfiteatrin e spitalit.

Çfarë është qeliza, cilët janë elemetët e ndërtimit të saj dhe funksioni i saj në trupin e njeriut, kjo ishte tema kryesore e leksionit edukativ të mbajtur nga Dr. Xhengis Jashar. Nëpërmjet prezantimit të ilustruar, nxënësit patën mundësi të shikonin se si duken llojet e ndryshme të qelizave, si është procesi i ndarjes së qelizave, si duket qeliza e shëndetshme dhe si duket qeliza e cila e ka humbur funksionin e saj. Gjëja më interesante për ta , ishte mundësia për ti parë qelizat me anë të mikroskopit. Nxënësit tashmë kishin dijeni të mjaftueshme lidhur me këtë temë, me mendimet dhe me njohuritë e tyre ata e plotësuan leksionin e mbajtur nga Dr. Jashar.

Vizita e nxënësve të shkollës NOVA, është pjesë e programit mësimor të lëndës së Shkencave Natyrore.

[widgetkit id=73]