fbpx

Një pjesë e tenistëve më të mirë në Maqedoni: Filluan ndeshjet e Kupës Davis, “Acibadem Sistina” është sponsori i artë

22.06.2021

Sot fillojnë ndeshjet e tenisit në Kupën Davis të cilat do të mbahen në Maqedoni deri më 26 qershor, ndërsa sponsori i artë i të cilave është Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Në këtë ndeshje të rëndësishme në sportin e bardh do të marrin pjesë nënte kombëtare- Maqedonia, Andorra, Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Armenia, San Marino, Moldavia dhe Mali i Zi. Në vendin tonë do të marrin pjesë tenistët më të mirë, por gjithashtu edhe gjyqtarët kryesorë, gjyqtarët e linjës, mbledhësit e topave, pjesëtarët e tjerë të stafit. Për të gjithë ata spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron teste PCR dhe në organizatën merr pjesë me mbështetje shtesë mjekësore ndërsa siguron mjekë dhe fizioterapistë të cilët do të kujdesen për tenistët gjatë ndeshjeve.

dejvis

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si një kompani me përgjegjësi shoqërore në të kaluarën dhe tani tregon vetëdije të madhe dhe është mbështetësi i madh i garave sportive. Në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ka filluar me punë Qendra për mjekësi fizikale dhe jetë të shëndetshme Premium, me çka spitali ka përmirësuar cilësinë dhe përkushtimin ndaj shëndetit të qytetarëve. Mbështetja e garave sportive nuk është një risi, por për menaxhmentin dhe punonjësit e “Acibadem Sistina” çdo ngjarje e re sportive që zhvillohet në vendin tonë paraqet krenari.

dejviskup

Kjo mbështetje është në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Maqedonisë dhe në fillim të këtij muaji Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishte sponsori kryesor i dy ngjarjeve të tjera ndërkombëtare që janë pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) në kuadër të Turneuit Botëror).

dejvis kup

Në turnet do të marrin pjesë tenistë nga 24 vende – Italia, Argjentina, Polonia, Franca, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Belgjika, Holanda, Mali i Zi, Kroacia, Gjermania, Britania e Madhe, Australia, Irlanda, SHBA, Kili, Rumania, Rusia, Hungaria, Japonia, Serbia dhe Maqedonia.

Ndeshjet zhvillohen në terrenet e klubit të tenisit “Jug”, nën protokolle të veçanta për covid që garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në turnet. Të gjitha ndeshjet e tenisit do të transmetohen në kanalin sportiv të Radio-Televizionit të Maqedonisë – MRTV 3.

deviscup

Spitali klinik “Acibadem Sistina” mbetet i përkushtuar në mbështetjen e sportit dhe ky do të jetë një përparësi në të ardhmen.