fbpx

PAMJA E PËRSOSUR ME TRAJTIMET E REJA KOZMETIKE NË “ACIBADEM SISTINA”- ZBRITJE PROMOVUESE NGA 30%

17.06.2021

Në Departamentin e Dermatovenereologjisë dhe Dermatologjisë në kuadër të Qendrës së Përsosmërisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për pacientët në dispozicion janë trajtimet  kozmetike që ofrojnë një kujdes luksoz për fytyrën tuaj. Bëhet fjalë për trajtimet që kryhen me kozmetikë të lartë gjermane dhe që nuk veprojnë vetëm në sipërfaqen e lëkurës, por gjithashtu arrijnë efektin e tyre të thellë në lëkurë dhe sigurojnë përmirësimin afatgjatë të profilit të lëkurës. Për 50 trajtimet e para të rezervuara në Departamentin e dermatovenereologjisë dhe dermatologjisë estetike në “Acibadem Sistina”(trajtim luksoz Botox me platin, trajtim luksoz me havjar, trajtim me maskë të arganit, trajtime për hidratim, trajtim për lëkurë të ndjeshme, trajtim për lëkurë të yndyrshme dhe të kombinuar, trajtime për lëkurë të pjekur, si dhe trajtime me kozmetikë organike) vijon një zbritje promovuese prej 30 përqind.

kozmeticki tretmani

Këto trajtime kryhen me një pajisje multifunksionale Beauty tower që ka një llambë wood me dritë UV që mundëson vlerësimin e saktë të gjendjes dhe nevojave të lëkurës, ndërsa furçat rrotulluese sigurojnë pastrimin e thellë të lëkurës dhe heqjen e shtresës sipërfaqësore të qelizave të vdekura, llupë zmadhimi, me avullin e nxehtë me ozon që ngroh lëkurën dhe zgjeron poret siguron pastrimin e hollësishëm të pikave të zeza dhe akneve, si dhe përmirëson mikroqarkullimin, frekuenca e lartë në kombinim me ozonin dezinfekton lëkurën pas procedurave dermatologjike, terapia e ftohtë dhe e nxehtë – terapia e nxehtë relakson lëkurën dhe e përgatit për trajtim, ndërsa terapia e ftohtë qetëson skuqjen dhe mbyll poret, terapitë me vakum dhe masazh stimulojnë qarkullimin, tonimin dhe përtëritjen e lëkurës.

Trajtim luksoz Botox me platin – një trajtim unik për përtëritjen e lëkurës, me të cilin arrihet efekti i hidratimit, zbutjes dhe liftingut të fytyrës. Maska e biocelulozës si pjesë e këtij trajtimi luksoz përfshin konturet e fytyrës dhe vepron si një lëkurë e dytë gjatë trajtimit. Mikrofibrat formojnë një rrjet 3D përmes të cilit hidratimi aktiv vepron si infuzion në lëkurën e fytyrës. Zakonisht rekomandohet pas injektimit të filerave hialuronike dhe Botox-it me çka mbahen rezultatet e filerave për një periudhë më të gjatë kohore.

Trajtim luksoz me havjar – ky trajtim është jashtëzakonisht efektiv kundër shenjave të plakjes së lëkurës. Aminoacidet, lipidet dhe vitaminat që i përmbajnë produktet e trajtimit me havjar ushqejnë lëkurën dhe revitalizojnë metabolizmin e saj. Lëkura e lodhur vjen përsëri në jetë, me çka përmirësohet profili i lëkurës. Redukton thellësinë e rrudhave dhe vijave dhe përmirëson elasticitetin dhe rezistencën e lëkurës.

Trajtim me maskë të arganit – vaji i arganit së bashku me acidet yndyrore esenciale që i përmban në kombinim me acidin hialuronik nga alga deti paraqet një bazë e shkëlqyeshme për hidratim të shpejtë dhe aftësi të zmadhuar për të mbajtur lagështinë në shtresat e thella të lëkurës. Është provuar se stimulon formimin e qelizave të reja, veçanërisht në lëkurën e pjekur që nuk ka lipide dhe përmirëson funksionin e tyre duke mbushur rrudhat, duke ngritur konturet dhe ruan lagështinë e fytyrës. Ekstrakti i  anasonit të detit e mban lëkurën të butë dhe të fortë, ndërsa në të njëjtën kohë përforcon funksionin e saj mbrojtës. Vaji i arganit furnizon lëkurën me acide yndyrore të rëndësishme, ruan filmin natyror hidro-lipid të lëkurës dhe e mbron nga radikalet e lira. Komplekset e vitaminave A, C, E eliminojnë radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe parandalojnë plakjen.

kozmeticki tretmani

Trajtim për hidratim – trajtimi që synon të ruajë freskinë dhe pamjen e bukur rinore. Rekomandohet të bëni këtë trajtim të paktën 2 herë në muaj për hidratim, përtëritje dhe formimin e kontureve të fytyrës. Pavarësisht nëse përdorni një maskë kremi, maskë peel off ose maskë kolagjeni, trajtimi për hidratim furnizon lëkurën me sasi të mjaftueshme të lagështisë për të rimbushur vijat e thata dhe për të parandaluar dehidratimin, veçanërisht gjatë verës. Pas këtij trajtimi ultra hidratues dhe ushqyes, klienti merr ndjesinë e freskisë, shkëlqimit dhe prekjes së butësisë së mëndafshtë.

Trajtim për lëkurën e ndjeshme – ndjeshmëria e lëkurës nuk mund të korrigjohet vetëm. Shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm veçanërisht gjatë verës ndikojnë që lëkura të bëhet shumë e ndjeshme. Trajtimi vepron në shtresat më të thella të lëkurës, ku rikthehet  imuniteti natyror, qetëson acarimin dhe hidraton lëkurën. Mungesa e lagështisë së lëkurës si një hap fillestar drejt kalimit të lëkurës normale në të ndjeshme korrigjohet menjëherë, me çka ulet ndjenja e kruajtjes, skuqja dhe ndjenja e shtrengimit. Linjat dhe rrudhat mbushen dhe përforcohet imuniteti natyror i lëkurës.

Trajtim për lëkurë të yndyrshme dhe të kombinuar – normalizon gjendjen e lëkurës së irrituar dhe lufton inflamacionet në mënyrë lokale. Gjatë trajtimit bëhet eksfoliacion të  plotë për të hequr hiperkeratozën dhe për të hapur poret e bllokuara. Rregullohet sekretimi  i tepërt i gjëndrave të sebumit dhe zvogëlohet hapja e poreve. Inflamacionet lokale në lëkurë po qetësohen ndërsa shkëlqimi i pakëndshëm dhe i yndyrshëm vajor nga sipërfaqja e lëkurës humbet. Fytyra përsëri merr pamjen e saj të shëndetshme.

Trajtime për lëkurë të pjekur – Trajtimet e lëkurës së pjekur janë të përshtatura për nevojat e lëkurës që tashmë ka nevojë për kujdes shtesë. Kompleksi qelizor për rigjenerim  i krijuar nga kombucha me çaj të zi të fermentuar dhe tërfili i kuq lufton faktorët е plakјës endo dhe ekzogjene, qelizat burimore të mjedrës dhe trëndafilit alpin stimulojnë formimin e qelizave të reja dhe përmirësojnë dhe rrisin cilësinë e strukturës së lëkurës.mFalë përbërësve aktivë në mënyrë intensive hidraton lëkurën e thatë dhe të lodhur, mbushen thellësitë e rrudhave, ndërsa antioksiduesit eliminojnë radikalet e lira të shkaktuara nga qelizat e vdekura  dhe rrisin imunitetin natyror të lëkurës. Klientët janë të kënaqur me konturet e shtrënguara të fytyrës dhe pamjen e re të freskët.

Trajtime me kozmetikë organike – një koncept unik i kujdesit me kozmetikë natyrore dhe organike që mbështet aktivitetin fiziologjik të lëkurës dhe fuqinë e saj të ushqimit dhe ripërtëritjes.