fbpx

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” lindi fëmija i parë në qytetin e Shkupit për vitin 2017

01.01.2017

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” lindi fëmija i parë në qytetin e Shkupit për vitin 2017

Gjatë orëve të para të vitit të ri (03:28), në spitalin klinik “Acibadem Sistina” lindi fëmija i parë në qytetin e Shkupit për vitin 2017.

Ekipi i udhëhequr nga Dr. Aleksandar Bojaxhiev, gjinekolog-akusher , sollën në jetë me anë të lindjes natyrale fëmijën e parë mashkull me peshë trupore 3.180 gram dhe me gjatësi 49 cm.

“Është një kënaqësi që këtë vit për herë të parë pas hapjes së departamentit të akusherisë, fëmija i parë I lindur në qytetin e Shkupit, ka ardhur në jetë pikërisht në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Nëna e solli në jetën birin e saj të shëndetshëm me lindje natyrale. Të dy së bashku janë në një gjendje të shkëlqyer shëndetësore” – shprehet Dr. Aleksandar Bojaxhiev.

Në maternitetin shtetëror, spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair, fëmija i parë ka lindur në orën 04:15 të mëngjesit.

Numri rekord, 1187 fëmijë për vitin 2016 në “Acibadem Sistina”

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” gjatë vitit 2016 është arritur numri rekord i fëmijëve të porsalindur. Rritja e vazhdueshme e interest për kryerjen e lindjeve në spitalin privat më të madh në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, i detyrohet shërbimeve me cilësi të lartë sipas standardeve botërore, gjë e cila është vërtetuar me marrjen e akreditimit JCI, kushteve bashkëkohore dhe kujdesit profesional ndaj nënës dhe fëmijës së porsalindur. Besimi i grave shtatzëna vjen edhe për faktin se në “Acibadem Sistina” funksionon edhe departamenti më bashkëkohorë i kujdesit intenziv neonatal, me anë të të cilit mundësohet edhe kujdesi për fëmijët e lindur para kohe, dhe për të porsalindurit e sëmurë në gjendje kritike.