fbpx

Në Spitalin e Pediatrisë në “Acibadem Sistina” zbatohet një sistem bashkëkohor për marrjen e terapisë (port qendror venoz) tek fëmijët me sëmundje të rënda

04.09.2020

AcibademSistina Pedijatrija

Me hapjen e Spitalit të ri pediatrik dhe Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike dhe kujdesit intensiv për herë të parë u fillua me zbatimin e sistemit të ri të marrjes së terapisë tek fëmijët me sëmundje më të rënda, bëhet fjalë për vendosjen e portit venoz nën lëkurë. Dr. Vlladimir Çadikovski, shefi i Departamentit të Kardiokirugjisë pediatrike, thotë se spitali disponon me kuadro të plotë dhe të trajnuar për kryerjen e kësaj procedure. Ekipi është i përbërë nga një kirurg kardio/vaskular, pediatër onkolog- hematolog, anesteziologë pediatër, pediatër në kujdes intensiv, pediatër- radiologë, kardiologë që janë ekspertë në elektrofiziologjisë dhe infermierë të trajnuar për trajtimin e këtyre fëmijëve të cilët kanë nevojë për këtë pajisje. Hapësira disponon me dhoma me presion negativ për mbrojtjen nga infeksionet dhe dy salla operative për katetetrizim.

“Me këtë procedurë, Spitali i ri pediatrik në “Acibadem Sistina” dëshmon se kujdeset edhe për fëmijët që kanë nevojë për mbajtjen e linjës intravenoze gjatë periudhës prej dy muajsh dhe më shumë”, thotë Dr. Çadikovski.

Shpjegon se ky intervenim zbatohet tek fëmijët që kanë nevojë për terapi me citostatikë, nutricion intravenoz ose lëngje intravenoze. Porti përdoret për marrjen e shpeshtë të gjakut për analiza, dhënien e gjakut dhe derivateve të gjakut, për hemodializë, marrjen e faktorëve të koagulimit dhe për terapinë afatgjate tek fëmijët me sëmundje kronike.

Porti nën lëkurë është një kateter venoz qendror që vendoset nën lëkurë, zakonisht nën klavikulën e djathtë. Përbehet nga ventrikuli nën lëkurë përmes të cilit lejohet shpimi ose dhënia e medikamenteve dhe një kateter- tubi i vogël që vendoset në enët e mëdha të gjakut që mundësojnë transportin e medikamenteve dhe vlerave nutritive deri në gjak. Porti subkutan mjekësor tek fëmijët vendoset nën anestezion të përgjithshëm me respektimin e protokolleve për sterilizim, me kryerjen e procedurës në sallë operative për kateterizim nën kontroll me ultrazë.

detska kardiohirurgija operacija

“Në spitalin tonë mundësohet kujdesi për portin që përfshin përlarjen e kateterit me heparin në çdo 4 javë dhe heqjen e portit në momentin kur nuk do jetë i nevojshëm. Porti mund të jetë i vendosur për një periudhë të gjatë, me çka fëmijët nuk ndiejnë dhimbje dhe stres gjatë shpimit të shpeshtë. Me vendosjen nën lëkurë kateteri venoz qendror sigurohet nga rreziku nga heqja ose zhvendosja. Ulet rreziku nga iritimi i enës së gjakut, thotë Dr. Çadikovski.

Pohon se ekzistojnë disa porte që mundësojnë heqjen e disa llojeve të medikamenteve ose tretësve për solucione. Për shkak se gjendet tërësisht nën lëkurë kërkon më pak kujdes dhe mirëmbajtje.  Shpjegon se rreziku afatgjatë nga infeksione është më i vogël në krahasim të kateterave të tjera venoze.

detska kardiohirurgija operacija

Kjo është shumë e rëndësishme për Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” sepse në këtë mënyrë dëshmon se kujdeset për fëmijët duke përdorur pajisjen më bashkëkohore. Vendosja e portit subkutan është procedurë e zakonshme gjatë trajtimit të sëmundjeve malinje tek fëmijët dhe ka përfitime të rëndësishme për pacientët dhe familjet.

Duhet të theksohet se përqindja nga komplikimet kirurgjikale gjatë vendosjes së portit subkutan është 2 për qind.

Dr. Çadikovski thotë se “Acibadem Sistina” ofron informimin e plotë dhe të thellë të familjeve dhe edukim në raport me mirëmbajtjen dhe kujdesin për portin.