fbpx

Stërvitje simuluese në “Acibadem Sistina” në rast tërmeti dhe zjarri në kushte të pandemisë nga koronavirusi

04.09.2020

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u zhvillua një stërvitje simuluese me temë: “Kujdesi dhe evakuimi i të sëmurëve, të lënduarve, vizitorëve dhe personelit në një vend të sigurt, , duke dhënë ndihmë të parë mjekësore dhe mbrojtje nga zjarri dhe në rast tërmeti në kushte të pandemisë nga Covid-19.

Qëllimi i zbatimit të kësaj stërvitje ishte për të kontrolluar nivelin e trajnimit të stafit në përballimin me pasojat e zjarrit dhe tërmetit, gjatë evakuimit pas dëmit të kryer, si dhe gatishmërisë për veprim të ndërsjellë me subjektet e tjera jashtë sistemit për mbrojtje dhe shpëtim.

Stërvitja u krye me sukses, në përputhje me standardet për veprim në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme të pandemisë nga koronavirusi në spital, si dhe sipas udhëzimit për procedurë dhe veprim me ndërmarrjen e masave mbrojtëse me Covid-19 të forcave për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipet për reagim të shpejtë, forcave hapësinore gjatë kohës së angazhimit të tyre në kushte normale dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, trajnimit dhe stërvitjeve.

IMG

Stërvitja e plotë për evakuim të pacientëve me Covid u krye me rroba të përshtatshme mbrojtëse në përputhje me standardet e menaxhimit me masat personale mbrojtëse në kushte të pandemisë nga Covid-19 për personat mjekësore (skafandra, maska mbrojtëse, maska respiratore, kapela mbrojtëse, dorëza mbrojtëse, vizir mbrojtës etj.), si dhe pajisje personale mbrojtëse për stafit jomjekësor në përputhje me standardet e spitalit.

Pacientët e evakuar me Covid-19 u vendosen në një tendë (zonë të kaltër) në distancë të sigurt nga tendat e tjera në zonën e trijazhit, me një qasje të siguruar dhe me një kontroll të rrepte.

“Të punësarit i kanë përgjigjur sfidës dhe mund të konfirmojmë se stërvijtja ka kaluar mirë. Ky është viti i 8-të si i zhvillojmë ushtimet simuluese dhe falë përvojës së deritanishme konfirmojmë se me pajisjen dhe trajnimin që i kemi garantojmë për përballimin e suksesshëm me gjendjen e jashtëzakonshme eventuale.

IMG

Këtë vit, bëhet fjalët për një stërvitje specifike dhe komplekse sepse zhvillohet në kushte të pandemisë nga koronavirusi që ishte një sfidë për organizacionin dhe realizimin e ushtrimit. Kemi kujdesur për çdo gjë me qëllim që në tërësi të respektohen të gjitha masat e sigurisë”, kanë thënë Milena Buzharovska, menaxhere për cilësi dhe Marjanço Janevski, komandant i ekipit të shpëtimit dhe mbrojtjes pranë spitalit “Acibadem Sistina”.

Në stërvitjen u përfshin mbi 150 të punësuar, ndërsa morën pjesë edhe ekipet e Drejtorisë së mbrojtjes dhe shpëtimit dhe Njësia e ekipit të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.