fbpx

Në “Acibadem Sistina” mjekët shpëtuan jetën e një pacienti 45 vjeçar me Covid-19 duke përdorur teknologjinë ECMO

05.09.2020

Me zbatimin e teknologjisë ECMO në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” i shpëtohet jeta një  45- vjeçari me Covid-19. Astrit Selimaj ishte i pranuar në një gjendje shëndetësore tepër të rëndë  me covid- pneumoni në fazë të avancuar. Për këtë shkak së pari u vendos në respirator por pas mendimit konsiliar të ekipit të mjekëve të “Acibadem Sistina” dhe infektologut të SPQ “8 Shtatori”, pacienti u transferua në aparatin ECMO që ishte më i rëndësishëm për shpëtimin e tij. Astriti është pacienti i parë në Maqedoni i cili është i shëruar nga Covid-19 me zbatimin e kësaj teknologjie.

Për shëndetin e tij u përkujdes një ekip mjekësh me përvojë nga spitali “Acibadem Sistina”- Dr. Mitko Karagjozov, shefi kirurgjisë torakovaskulare, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shefi i kardiokirurgjisë, kardiokirurgu Dr.Vlladimir Emanuiloviq Bellostocki, Dr. Dimçe Slaveski, shefi i anestezionit të kardiokirurgjisë, Dr. Nikolla Shikov, shefi i kujdesit të përgjithshëm intensiv , Dr. Harallambos Sidiropulos, specialist në infektologji dhe Dr. Patricija Kalamares, infektolog nga SPQ “8 Shtatori”.

AcibademSistina EKMO pacient

“Për herë të parë tek një pacient me Covid-19 u zbatua teknologjia e aparatit ECMO që posedon Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Aparati ECMO i mundësoi pacientit që të mbijetojë, gjendja në mushkëritë iu përmirësua, aparati ECMO u ç’kyç, dhe pas kësaj pacienti merrte frymë përmes respiratorit. Kur gjendja iu përmirësua dhe parametrat ishin në kufijtë e normales larguam respiratorin, pacienti u kthye në mënyrën normale të jetës. Për fat të mirë, për gëzimin tonë të madh ai sot lëshon spitalin. Jemi krenar sepse “Acibadem Sistina” edhe një herë dëshmoi se është një spital i madh me teknologji të përkryer dhe mjekësi të lartë dhe se mund të përballet edhe me komplikimet më të rënda që i shkakton Covid-19”, tha Dr. Mitko Karagjozov, mr.sci, shefi i kirurgjisë torakovaskulare në “Acibadem Sistina”.

Dr. Dimçe Sllaveski, shefi i anestezionit të kardiokirurgjisë thotë se aparati ECMO është opsioni i fundit dhe shans për mbijetesën e të sëmurëve kritikë me Covid-19.

“Në rastet kur tek pacienti as respiratori nuk mund ta sigurojë sasinë e mjaftueshme të oksigjenacionit në organizëm atëherë mbetet vetëm aparati ECMO, që është zëvendësim për mushkëritë në organizëm. Domethënë, në fazë kur respiratori nuk mund ta sigurojë oksigjenacjonin e duhur për pacientin, konsiliumi i mjekëve mori vendimin ta vendosim pacientin në aparatin ECMO, dmth. në oksigjenim membranor ekstra-korporal që zëvendëson punën e mushkërive”, tha Dr. Sllaveski.

Instalimin e aparatit ECMO e bëri ekipin e kardiokirurgjisë me mjekë kardiokirurg, anesteziolog, perfuzionist dhe infermierë instrumentarë. Dr.Bellostocki ka vendosur kanale të veçanta plastike në venën e djathtë femorale dhe venën e djathtë jugulare në qafën e pacientit pasi u kyç në aparatin ECMO menjëherë duke kthyer sasinë e oksigjenit në gjak në gjendje normale.

“Sipas të dhënave të Regjistrit për kujdes të pacientëve të sëmurë kritikë nga Kovid-19, me vendosjen e aparatit ECMO mund të shpëtohen jetët e 7 deri në 10 pacientë të sëmurë rëndë. Astriti u pranua me distres sindormën e avancuar akut respirator pasi së pari u vendos në respirator nëdersa kur u konstatua se nuk ka përmirësime në gjendjen e tij e vendosim në aparatin ECMO, i cili për Astritin ishte shansi i fundit për të mbijetuar. Për 7 ditë mushkëritë e tij filluan të funksionojnë në mënyrë normale dhe pas disa ditëve ekipi i kardiokirurgjisë e ç’kyçi pacienti nga aparati ECMO“, thotë Dr. Bellostocki.

AcibademSistina EKMO pacient

Aparati ECMO paraqet shpresë të re në trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, thotë infektologu nga SPQ “8 Shtatori”, Patricija Kallamares. Ajo tregon se së bashku me ekipin e “Acibadem Sistina” kanë arritur sukses të madh në trajtimin dhe mjekimin e koronavirusit.

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në Ballkan që përdori aparatin ECMO në trajtimin e një pacienti me Covid. Pa teknologjinë ECMO pacienti nuk do të mbijetonte. Tani e tutje mendoj se ky aparat do të përdoret edhe në trajtimin e pacientëve të tjerë me komplikime të rënda. Aparati ECMO është i vetmi aparat që pacientit i jep një jetë të re”, thotë Dr. Kallamares.

AcibademSistina EKMO pacient

Pas 25 ditësh luftë për jetë, 45 vjeçari Astrit më në fund duke buzëqeshur shkon në shtëpi tek familja e tij. Nuk ka pasur sëmundje të tjera, situata me koronavirus atij iu përkeqësua ndërsa mjekët nga “Acibadem Sistina” ia kanë shpëtuar jetën.

“Erdha më datën 10 gusht me disa simptoma dhe pas trajtimit që më është bërë këtu falënderoj Zotin më së pari, mjekët këtu, komplet stafin, në veçanti Nikollas Shikov, m’ka kontrollu më së shumti. Ndihem jashtëzakonisht i lumtur që po kthehem tek familja pas 25 dite, ndihem jashtëzakonisht i lumtur. Nuk kam pasur sëmundje tjera, nuk kam pasur ndonjë sëmundje kurgjo tjetër të veçantë”, tha pacienti 45 vjeç.

Gati një muaj zgjati lufta për jetën e Astritit. Fale teknologjisë ECMO dhe mjekët me përvojë të “Acibadem Sistina” ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore

“Atij do t’i nevojitet një periudhë për rehabilitim, por të gjitha analizat tregojnë se ai është në gjendje të mirë”, thotë Nikolla Shikov, specialist në anesteziologji me mjekim intensiv.

AcibademSistina EKMO pacient

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron kujdes të lartë dhe trajtim të pacientëve me Covid, me siguri maksimale në një pjesë të veçantë dhe të izoluar nga spitali që është e dedikuar vetëm për pacientët pozitive në Covid.