fbpx

Në “Acibadem Sistina” lindi foshnja e 20.000-të

14.12.2022

Spitali klinik „Аcibadem Sistina” shënoi lindjen e foshnjës së 20.000-të në Repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Vogëlushi Bllazho i cili u lind më 10 dhjetor është foshnja jubilare e lindur në spitalin tonë që nga themelimi i markës “Sistina” në vitin 2001. Ekipi i udhëhequr nga Dr. Boban Sarxhovski, gjinekolog obstetër me lindje spontane e soli në botë këtë foshnjë.

Në emër të jubileut të madh foshnja do të fitojë shërbime falas për trajtim në spitalin “Acibadem Sistina” deri në moshën 18 vjeçare, lindje pa pagesë dhe akomodim në apartament për nënën gjatë qëndrimit në spital.

Vogëlushi Bllazho është foshnja e katërt në familjen Stojanovi nga Strumica. Kjo është lindja e katërt e nënës Sllavica në spitalin “Acibadem Sistina”.

“Lajmi që fëmija im është foshnja e 20.000-të e lindur në këtë spital na befasoi dhe na bëri shumë të lumtur. Ne jemi pacientë të rregullt dhe jemi tepër të kënaqur nga të gjitha shërbimet dhe ekipi i plotë. Kjo është lindja ime e katërt në këtë spital dhe gjithçka kaloi mirë. Falendëroj mjekun Boban Sarxhovski dhe mjeken time Gordana Petrovska e cila ishte përgjegjëse për zhvillimin e të gjitha shtatzënive të mia. Falënderojmë nga zemra për gjestin e bukur mundësinë për trajtim falas të fëmijës sonë. Kjo flet shumë për kujdesin e spitalit “Acibadem Sistina” ndaj pacientëve të tij duke ndarë me ta sukseset e tij. Ju uroj shumë jubile dhe shumë pacientë të kënaqur”, thotë Sllavica Stojanova, nëna e foshnjës së 20.000-të.

Numri i madh nga 20.000 foshnja është vërtetim për besimin që kjo markë e ka ndërtuar ndër vitet dhe ka arritur të pozicionohet si lider jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.

“Ky është sukses i madh për mua dhe kolegët e mi gjinekologë obstetër me të cilët së bashku kemi arritur ta realizojnë rrëfimin e suksesshëm të Sistinës që nga fillimet e tij. Me shumë emocione përjetojmë çdo sukses sepse çdokush prej nesh ka dhënë maksimumin e tij për ta fituar dhe ta rruajmë besimin e pacienteve ndër vitet. Falënderojmë menaxhmentin e spitalit, shpirti i tyre, vizioni dhe mbështetja e tyre janë arsyet që sot festojmë këtë jubile”, thotë Sllobodan Drakullevski, gjinekolog- obstetër.

Acibadem Sistina” u bë materniteti më i madh privat

“Koncepti i plotë “Acibadem Sistina Baby” soli dimension i ri në kujdesin ndaj grave shtatzëna dhe foshnjave të tyre. Si materniteti më i madh privat, kujdesi për nënat e ardhshme dhe të vegjlit e tyre është prioritet duke zbatuar të gjitha trendët dhe teknologjitë në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

“Në Departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës punojnë profesionistë dhe me krenari mund të them se “Acibadem Sistina” krijoi Qendrën për monitorim të shtatzënisë së rrezikshme duke ulur shkallën e foshnjave të lindura para kohe. Ne jemi i vetmi spital që krijoi pako speciale për lindje me shumë përfitime për nënën dhe foshnjën. Jemi të lumtur që pacientet njohin cilësinë tonë dhe përkushtimin tonë, ndërsa jubileu i sotëm është vetëm një vërtetim për këtë”, thotë Dr. Gordana Petrovska, gjinekologe- obstetre, shefja e Departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës.

“Acibadem SIstina” është lider në fushën e riprodhimin e asistuar, ndërsa në Qendrën për IVF është lindur foshnja e parë e konceptuar me ndihmën e teknologjisë in vitro.

“Që nga fillimet qëllimi ynë ishte zbatimi i metodave të reja dhe përmirësimi i njohurive tona, me qëllim për ta ofruar kujdesin më të mirë për shëndetin e grave. Në këtë numër të madh prej 20.000 foshnjash shumë të rëndësishme janë foshnjat e konceptuara me ndihmën e teknologjive riprodhuesetë asistuara. Falë qendrës për IVF arritëm të realizojmë ëndrrën e mijëra familjeve”, thotë Dr. Llazarevski, shefi i Qendrës për IVF në “Acibadem Sistina”.

Me qëllim për të ofruar kujdes dhe monitorim të plotë të zhvillimit të foshnjave në “Acibadem Sistina” funksionon Departamenti i neonatologjisë (ordinancat dhe reparti) si dhe Njësia e specializuar e kujdesit intensiv neonatal ku për foshnjat e sëmura dhe të lindura para kohe kujdesen profesionistët më të mirë në vendin tonë. Në vitin 2020 “Acibadem Sistina” krijoi spitalin më të madh privat pediatrik dhe qendra e vetme e kardiokirurgjisë pediatrike e cila ofron diagnostikimin e hershem të sëmundjeve të zemrës gjatë shtatzënisë dhe trajtimin e tyre.

Besimi i pacientëve është vërtetimi ynë për cilësi por edhe detyrim që të vazhdojmë edhe më tej të investojmë në njohurinë tonë dhe teknologjitë e reja me qëllim për ta ofruar kujdesin më të mirë. Numri jubilar është vetëm një nxitje për investimet e ardhshme dhe përkushtim maksimal ndaj shëndetit të grave dhe të pasardhësve të ardhshme.