fbpx

Spitali klinik“Acibadem Sistina” me përfaqësues të tij në shoqatën e re të infermierëve të anestezionit, reanimacionit dhe kujdesit intensiv

12.12.2022

Më 10 dhjetor në Shkup u mbajt takimi i parë profesional i Shoqatës së sapoformuar maqedonase të infermierëve të anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv (SHMIARKI). Shoqata është profesionale, kombëtare, jopolitike, vullnetare dhe e pavarur dhe është formuar me qëllim për t’i bashkuar të gjithë infermierët/teknikët që punojnë në departamentet e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv nga të gjitha institucionet mjekësore shtetërore dhe private në Maqedoni.

NASLOVNA

Themeluesit e shoqatës janë pesë infermierë që realizuan idenë e tyre brenda disa muajsh me takimin e parë profesional duke ndarë planifikimet dhe synimet e shoqatës (SHMIARKI) për periudhën e ardhshme.

ZDRUZENIE

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka dy infermierë në bordin drejtues të shoqatës, ndërsa përveç kryetares Julijana Kazanxhiska, nënkryetares Biljana Momçilloviq dhe Ljubica Spirkovska, pjesë e ekipit themelues është edhe infermierja përgjegjëse e Departamentit të anestezionit në “Acibadem Sistina”, Marina Nikolloska dhe infermierja për edukim dhe trajnim Androniki Bibovska.

AS ZDRUZENIE

Në takimin profesional mori pjesë edhe Kryetarja e shoqatës së mjekëve të anestezionit, reaminacionit dhe mjekimit intensiv Doc. Dr. Vesna Durnev prezantoi temën e saj profesionale dhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim të përbashkët mes dy shoqatave. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm shumë kolegë dhe kolege të spitalit tonë duke treguar interes të madh për aktivitete të ardhshme në këtë shoqatë.

ZDR