fbpx

Mjekët nga spitali “Acibadem Sistina” morën pjesë në simpoziumin rajonal “Infeksioni i HPV- së dhe sëmundjet e asocuara”

05.12.2022

Nga 25 deri më 27 nëntor në Strugë u mbajt simpoziumi i parë rajonal “Infeksioni HPV-së dhe sëmundjet shoqëruese”, në organizim të Shoqatës së Maqedonisë për virusin e papilomës humane dhe Shoqatës maqedonase për sëmundje seksualisht të transmetueshme.


Moderatori i ngjarjes ishte Dr. Vesna Pljakoska, specialist në dermatovenerologji në “Acibadem Sistina” dhe kryetar I shoqatës maqedonase për sëmundje të transmetueshme seksuale. Mbi 50 ligjërues nga Maqedonia dhe rajoni i prezantuan temat e tyre dhe prezantimet në simpoziumin ndërsa të pranishëm ishin 240 pjesëmarrës. Ligjërues përfaqësues nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishin: Dr. Vesna Pljakoska, Prof. Dr. Andrej Petrov, Prof. Dr. Xhengis Jashar, Doc. Dr. Katerina Kubellka Sabit, Doc. Dr. Kornelija Trajkova, Dr. Irena Shuplinovska, Dr. Biljana Qurçiq dhe Ana Antovska, Mr. Sci.

slika plajalk

Dita e parë iu kushtua aspektit mikrobiologjik të infeksioneve HPV dhe trajtimit të tyre, HPV-patologjisë dhe imunologjisë, simptomave që duhen njohur dhe me një rëndësi vendimtare për një trajtim të suksesshëm – si t’i njohim dhe t’i trajtojmë që në fillim. Dita e dytë e simpoziumit iu kushtua rëndësisë globale të problematikës, por edhe përvojave të trajtimit të infeksionit HPV në grupet e rrezikuara të popullsisë dhe imunizimit, si dhe rëndësisë së vaksinimit në kohë dhe masiv të popullatës femërore nga grupet më të rrezikuara.