fbpx

Mjekët kirurgë nga spitali “Acibadem Sistina” morën pjesë në Kongresin On-line të SHMM-së

18.11.2020

AcibademSistina Kongres

Me një fjalim të përbashkët me temë “Prezantimi i rastit: Gangrena Furnie tek një grua”, kirurgët nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, Dr. Mirjana Josifovska nga Departamenti i kirurgjisë estetike, plastike dhe rikonstruktive, Dr. Frosina Adamovska dhe Mr.Sci Dr. Toni Josifovski nga Departamenti i kirurgjisë digjestive morën pjesë në “Kongresin e parë on-line të SHMM 2020”.

Bëhet fjalë për një rast shumë specifik. Edhe pse kjo sëmundje më shpesh shfaqet tek burrat në moshën e mesme dhe për 10 % më rrallë tek femrat, në rastin konkret bëhet fjalë për një paciente në moshën 70 vjeç me obezitet me (ITT) indeks të peshës trupore 40, me probleme në zemër dhe me gangrenë Furnie. Pacientja u operua me sukses në SK “Acibadem Sistina” dhe pas 7 ditëve është lëshuar në shtëpi.

Kongresi on-line mbahet në periudhë nga 10 deri më 20 nëntor në organizim të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë (SHMM) dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë – Shkup.