fbpx

Mirënjohje për Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq dhe Dr. Dimçe Sllaveski për promovimin e transplantimit dhe dhurimit të organeve

07.06.2023

Kardiokirurgju Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq dhe specialisti i anesteziologjisë me reanimatologji Dr. Dimçe Sllaveski nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” morën mirënjohje për kontributin e veçantë në promovimin e transplantimit dhe dhurimit të gjakut. Këtë mirënjohje e ndau Oda e Mjekëve.

Këta mjekë të shquar ishin pjesë e ekipit të mjekëve kardiokirurgë dhe anesteziologë të cilët kanë kryer transplantimin e parë të zemrës në vendin tonë në vitin 2020. Mirënjohjet janë ndarë me rastin e shënimit të 31-vjetorit të ekzistimit të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë mjekëve në vendin tonë.

Prof. Dr. Nikoliq me përvojën e tij 30 vjeçare në këtë fushë është I vetmi mjek I cili punon në një institucion shëndetësor në vendin tonë me përvojë në kryerjen e këtyre ndërhyrjeve. Ai ishte pjesë e tri ekipeve mjekësore që i kanë kryer transplantimet e zemrës.