fbpx

Ekipi i futbollit i “Acibadem Sistina” fitoi dy trofe – Vendi i dytë në turneun e Odës së mjekëve dhe vendi i tretë në Ligën e Biznesit

30.05.2023

Ekipi i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” këtë javë shënuan dy fitore në dy ndeshje në futboll të vogël. Këtë vikend ekipi fitoi vendin e dytë në turneun e futbollit të vogël në organizim të Komisionit për aktivitete sportive pranë Odës së mjekëve të Maqedonisë, ndërsa ishin edhe nikoqirë të garës.

Në Ligën e Biznesit, turniri në futboll të vogël e cila përbëhet nga 24 ekipe të kompanive vendase ekipi ynë fitoi vendin e tretë. Fillimi i sezonit të 12-të ishte në shtator dhe që nga ai momenti ekipi ynë ka luajtur shumë ndeshje në sezonin e vjeshtës dhe pranverës duke u renditur në majën e listës.