fbpx

Metoda e re e përtëritjes lazerike(rejuvenim lazerik) në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

06.03.2019

Spitali klinik “Acibadem Sistina” u ofron pacientëve rejuvenim lazerik që jep një efekt shumë të mirë, Bëhet rejuvenim i ftohtë ose i ashtuquajtur smooth eye rejuvenation. Lëkura shtrëngohet me lazer, pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa skuqje dramatike ose ënjtje në lëkurë.

 

Spitali klinik Acibadem Sistina” filloi me zbatimin e metodës së re për përtëritjen e lëkurës. Bëhet fjalë për Er YAG lazer, që punon në mënyrë ablative dhe joablative por jep një efekt shumë të mirë. Mjeku Andrej Petrov thotë se kjo është një metodë bashkëkohore me të cilën lëkura shtrëngohet pa skuqje dhe ënjtje. Zbatohet në fytyrë, qepallat, por edhe në pjesën e brendshme të gojës me qëllim të augmentacionit dhe mbushjes së rrudhave.

“Bëhet fjalë për ripërtëritje lazerike që jep një efekt shumë të mirë. Ua ofrojmë pacientëve që nuk duan diskomfort, praktikisht mund të dalin nga puna dhe pas intervenimit të kthehen në vendin e punës. Ky është intervenimi i ashtuquajtur rejuvenim i ftohte ose smooth rejuvenation. Me lazerin lëkura shtrëngohet por jo në mënyrë kirurgjikale dhe pa skuqje dramatike ose ënjtje në lëkurë”, thotë Dr. Petrov.

Metoda është bashkëkohore dhe praktikisht paraqet zëvendësim për injektimin e filerave për mbushjen e indit. Mund të bëhet në çdo pjesë të trupit, zakonisht në fytyrë, qepallat, por mund të bëhet edhe në mukozën e pjesës së brendshme të gojës, domethënë për mbushjen e rrudhave në drejtim të hundës dhe gojës. Metoda mund të përsëritet disa herë në periudhe nga një muaj. Për të pasur efekt procesi duhet të përsëritet katër herë.

Me zbatimin e kësaj metode, Spitali klinik Acibadem Sistina” përsëri u dallua si lider në përparësitë dhe opsionet që ua ofron pacientëve.

“Askush nuk ka strukturë komplete gjithëpërfshirëse si ne. Kemi 5 lazere të ndryshme, përkatësisht sisteme që  plotësojnë njëri tjetrin. Përparësia jonë është që pacientit ne mund t’i ofrojmë disa mundësi. Domethënë, në Spitalin klinik Acibadem Sistina” përdoret lazer vaskular, nëse nevoja vaskulare, nëse ka nevojë për trajtime më të thella ablativë, atëherë përdoret lazeri eCO2 . Për operacione të vogla të lëkurës si për shembull ndonjë tumor beninje, përdoret ER:YAG. Përparësia jonë është që kemi disa lazere”, thotë Petrov.