fbpx

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion është testi më bashkëkohor për diagnostikim të sëmundjeve të fshikëzës urinare

12.03.2019

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion është testi i shpejtë joinvasiv, që mundëson informacione shtesë që mund të ndihmojnë në zgjedhjen e strategjisë më të mirë për diagnostikim dhe monitorim të pacientëve, te të cilët ka dyshim ose indikacion për ekzistimin e mundshëm të karcinomit të fshikëzës urinare. Bëhet fjalë për testin Xpert Bladder cancer Detection CE-IVD, që është një test joinvasiv biomarker me senzitivitet klinik të vërtetuar dhe specifikim për detektim të shkallës së ulët dhe të lartë të kancerit të fshikëzës urinare.

Megjithatë, zhvillimi i analizave molekulare me të cilat mund ta diagnostikohet kanceri i fshikëzës urinare saktësisht dhe në fazë të hershme është shumë i rëndësishëm, prandaj nëse nuk zbulohet herët, shkalla pesë vjetore për mbijetesë është afër 94 përqindësh, intervenimi në kohë dhe trajtimi i kancerit të fshikëzës urinare mund t’i rrisë gjasat për mbijetesë së pacientit.

“Testi Xpert Bladder cancer Detection CE-IVD, është një test joinvasiv biomarker me senzitivitet të vërtetuar dhe specifikim për shkallën e ulët dhe të lartë të kancerit të fshikëzës urinare. Analiza kryhet tërësisht në mënyre të automatizuar në instrumentin Cepheid GeneXpert, kështu që me metodën RT- PCR matet ekspresioni i pesë sekuencave qëllimore të mRNA në një mostër nga 4.5 ml urinë. Në kontejner të mbyllur me dizajn të veçante automatizohet dhe integrohet procesi i përpunimit të mostrës, amplifikimit të acideve nukleike dhe detektimit të sekuencave qëllimore.  Kohëzgjatja për kryerjen e analizës është rreth 90 minutash, duke dhënë rezultatin e shpejtë. Ky është test shtesë që mund t’i ndihmojë mjekut për të vërtetuar nëse pacienti me hematuri ka kancer i fshikëzës urinare”, thotë Doc.Dr Katerina Kubellka- Sabit, specialist i anatomisë patologjike.

Doc. Dr. Kubellka thotë se analizat molekulare si kjo janë joinvasive dhe kryhen për lëngjet trupore (urinë). Ato janë të dizajnuar jo vetëm për diagnozë, por edhe për monitorim të shfaqjes eventuale të recidiveve të sëmundjes dhe përgjigjes së trajtimit.

Edhe pse, kanceri i fshikëzës urinare është një nga karcinomet më të zakonshme  në botë, me incidencë vjetore nga mbi 430.000 raste. Tipi më i zakonshëm është karicnomit urothelial, që paraqet përafërsisht  95% nga të gjitha raste.

Simptomi  më i zakonshëm i kancerit të fshikëzës urinare është hematuria, ose gjak në urinë.

Megjithatë, Dr. Kubellka thotë se ekzistojnë shumë shkaqe për hematuri, duke përfshirë infeksionin e traktit urinar, nefrotiliazën (gurët), sëmundjen policistike të veshkave, traumën, hiperplazionin beninjë të prostatës te burrat më të moshuar, dhe në disa raste edhe ushtrimet energjetike.

“Kështu që, përqindja e pacientëve me hematuri që kanë  kancer i fshikëzës urinare është shumë e vogël. Gjatë diagnostikimit, shumica ose 80 për qind të rasteve janë tumore papilare jo muskulore invasive dhe kanë një prognozë më të volitshme nga ato që japin të dhëna për invazion në shtresën muskulore të fshikëzës urinare”, thotë Doc. Dr. Katerina Kubellka- Sabit, specialist i anatomisë patologjike.

Prandaj, edhe në spitalin tonë “Acibadem Sistina” në dispozicion është ky test i shpejtë, diagnostik joinvasiv.