fbpx

Mehmet Ali AYDINLAR

Zëvendëskryetar  i Bordit të drejtorëve

Mehmet Ali Aydinlar është kryetar dhe drejtor kryesor ekzekutiv i grupacionit shëndetësor ‘Acibadem’ si dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të grupacionit ‘Acibadem’. Ai është gjithashtu kryetar i Bordit administrues të Universitetit ‘Acibadem’, anëtar i Bordit të drejtorëve të ‘Integrated Healthcare Holdings’ në Malajzi, në fakt grupacioni i dytë shëndetësor më i madh në botë si dhe anëtar i filialit të saj ‘Parkwey Pantai Limited’ nga Singapori, kryetar i Shoqatës së Turqisë së spitaleve të akredituara.

Mehmed Ali Aydinlar, kontabilisti i licensuar i cili më pas u bë sipërmarrës, gjithmonë ka qenë i njohur për përvojën e tij të gjërë në menaxhimin dhe angazhimin në sektorin shëndetësor që nga hapja e institucionit të parë Acibadem, spitali i vogël i bashkisë së Stambollit në vitin 1991. Në vitin 2006 ai merr titullin ‘ Sipërmarrës i vitit’ si rezultat i hulumtimeve të kryera nga revista Ekonomist, dhe titullin ‘Drejtor ekzekutiv i vitit’ , titull i dhënë nga gazeta ‘Dunya’ dhe Shkolla e admministrimit të biznesit në Universitetin e Stambollit.

Ai gjithashtu është përzgjedhur si ‘ Personi që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë’ , titull i dhënë nga organizata shëndetësore vullnetare turke. Z. Aydinlar ka marrë edhe çmimin për shërbime të rëndësishme  nga ana e Kuvendit kombëtar të Turqisë, në vitin 2010. Kohët e fundit qëndrimi i tij filantropik është i njohur edhe nga revista ‘ Kapital’ si një ndër 10 biznesmenët e parë me numrin më të madh të donacioneve për bamirësi në 10 vitet e fundit.