fbpx

Me një mendim pozitiv dhe me një ekip profesional mund të sfidohet edhe sëmundja më e rëndë

19.06.2017

“Po të mos ekzistonte “Acibadem Sistina” dikush do të duhej ta krijonte atë” – me buzëqeshje nis tregimin e historisë së tij pacienti ynë Jovo Vranesh.

“Unë jam prej vitesh pacient në “Acibadem Sistina”  dhe për çdo problem shëndetësor që kam, zgjidhjen e gjej këtu.  Më pëlqen energjia pozitive me të cilën rrezatojnë mjekët,  duke më dhënë shpresë se mund të gjendet zgjidhje për çdo lloj sëmundje. Por nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrimin e tyre pozitiv, këtu punojnë profesionistë të vërtetë, doktorë të një niveli të lartë. Falenderoj Dr. Deva Petrovën dhe Dr. Sllavica Kralevën, pasi fillimisht isha në departamentin e onkologjisë dhe isha pacient i tyre, me diagnozë kancer në rektum.  Pas vetëm disa vitesh, përsëri më lindi nevoja për ndihmë profesionale, dhe me rekomandimin e disa miqve të mi, u drejtova tek Dr. Toni Josifovski, më pas tek Dr. Vladimir Avramovski dhe në fund tek Dr. Aleksandar Mickovski për shkak të problemeve urologjike. Kam besim shumë të madh tek këta mjekë, janë pozitiv dhe plot jetë. 

“Nuk mund të lë pa përgëzuar edhe punën e qendrës urgjente. Shpesh më është dashur të vij në orët e vona të natës për shkak të dhimbjeve, dhe sinqerisht, këtu, në çdo kohë të pret një staf i përkryer dhe profesionalë, të cilët të japin mbështetje dhe kujdes” – shprehet Jovo.

Pacienti është pranuar në spitalin tonë me datë 12 qershor, për shkak të mbajtjes së plotë të urinës dhe dhimbjeve të forta.  Pacienti u diagnostikua me hiperplazia në prostatë, e cila është një nga sëmundjet më të shpeshta tek meshkujt mbi moshën 50 vjeçare. Intervenimi kirurgjik i cili ishte i nevojshmëm për tu kryer, shkoi për mrekulli. Është vërtetë një ndihmë e madhe kur pacienti bashkëpunon dhe ka besim të plotë tek mjeku, kjo është e rëndësishme jo vetëm për pacientin por edhe për mjekun, një pacient i tillë është edhe Jovo – shprehet Dr. Aleksandar Mickovski.