fbpx

Mbledhje profesionale – Roli i PET/CT dhe Trilogy në diagnozën dhe trajtimin e tumoreve

02.11.2015

Mbledhje profesionale – Roli i PET/CT dhe Trilogy në diagnozën dhe trajtimin e tumoreve

Më 30 tetor Spitali klinik “Acibadem Sistina” mbajti mbledhje profesionale me temë “Roli i PET/CT dhe Trilogy në diagnozën dhe trajtimin e tumoreve solid dhe sëmundjeve malinje hematologjie”.
Mundësitë e Trilogy në trajtimin me radioterapi të tumoreve malinje dhe PET skanim si instrument diagnostikues i theksoi dr. Liljana Muratovska, specialiste e mjekësisë nukleare dhe dr. Deva Petrova, onkolog në “Acibadem Sistina”. Ligjërues i ftuar në mbledhjen profesionale ishte prof. dr. Zllate Stojanoski, ISHP Klinika universitare për hematologji, i cili i prezantoi përvojat në aplikimin e skanimit në diagnozën dhe vëzhgimin si përgjigje e terapisë te Limfoma Hoçkin.
Mbledhja profesionale u mbajt në Manastir dhe është pjesë e një sërë mbledhjeve, të cilat i organizon Spitali klinik “Acibadem Sistina”. Mbledhja është akredituar prej Odës së Mjekëve të Maqedonisë. Mbledhja e ardhshme profesionale me temën “Risitë në teknologjitë riprodhuese asistive” do të mbahet në Strumicë më 06.11. (E premte).

[widgetkit id=54]