fbpx

Mbështetja e cilësisë së procesit arsimor: “Acibadem Sistina” dhuroi kompjuterë në shkollën fillore “Petar Pop Arsov”

03.11.2022

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhuroi kompjuterë dhe pajisje kompjuterike në shkollën fillore “Petar Pop Arsov” në Shkup. Me këtë donacion spitali vazhdon praktikën e mbështetjes së procesit edukativo- arsimor dhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror në vend. Bëhet fjalë për një donacion prej 40 kompjuterëve që zëvendëskryeshefja ekzekutive Elif Akan ia ka dorëzuar drejtoreshës së shkollës Daniella Shterijova.

Cilësia e programit mësimor varet edhe nga pajisjen me të cilën disponon shkolla duke pasur parasysh se në ditët e sotme operacionet informatike dhe digjitale janë një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e procesit shkollor. “Acibadem Sistina” si një kompani me përgjegjësi shoqërore në vazhdimësi, e njeh nevojën për të kontribuar në disa sfera të jetesës, ndërsa pikërisht shkollat janë baza e zhvillimit shoqëror.

donacija na kompjuteri

“Sinqerisht ne shpresojmë se me këtë donacion do të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor në shkollën fillore. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ndër vite ka bërë donacione të shumta të këtij lloji në disa shkolla fillore dhe edhe në të ardhmenne do të vazhdojmë të dhurojmë aty ku është më e nevojshme”, tha Elif Akan – zëvendëskryeshefja ekzekutive e Spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Kompjuterët do të jenë në dispozicion për të gjithë nxënësit, varësisht nga organizimi i programit mësimor. “Falënderojmë spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për këtë donacion, i cili ka bërë një gjest të madh humanizmi dhe mirëkuptim për të gjitha sfidat me të cilat përballemi, sidomos gjatë pandemisë ne kuptuam se na mungon teknologjia informatike. Nevoja për teknologjinë informatike nuk është lidhur me pandeminë, por përparimi i teknologjisë na hap rrugë të reja në realizimin e mësimit. Të gjitha aplikacionet dhe mjetet ndihmëse që janë në dispozicion online, e dimë që nuk janë të disponueshme për ne pa teknologjinë informatike”, tha drejtoresha e shkollës fillore “Petar Pop Arsov”, Daniella Shterjova.

donacija

Spitali klinik “Acibadem Sistina” edhe në të ardhmen do të vazhdojë me projekte të këtilla si pjesë e misionit tonë.