fbpx

Lejla është dhurata më e bukur e vitit të ri

02.01.2015

Lejla është dhurata më e bukur e vitit të ri

Gëzohemi për çdo histori të re e cila fillon tek ne… Në ditët e para të vitit, ndajmë me ju historinë e familjes Sazoglu, e cila disa ditë para vitit të ri mori dhuratën më të bukur, princeshën e tyre Lejla.

Lejla Bilge (Lely Bilge) me peshë 3 kg dhe 920 gr. me gjatësi 52 cm është gëzimi i parë i mamit dhe i babit. Erdhi në këtë botë me lindje cezariane, ndërkohë që lindja ishte e udhëhequr nga Dr. Nikola Pancevski. Prindërit e lumtur, Turker dhe Dafne, janë nga Turqia, por për shkak të angazhimeve profesionale jetojnë në Maqedoni.

I falenderojmë që ndanë me ne gëzimin dhe lumturinë e tyre. Ekipi i Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ i uron Lejlës së vogël fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur.

 

Koncepti Acibadem Sistina Baby

 

Me këtë histori e fillojmë konceptin tonë të ri ‘Acibadem Sistina BABY’. Ky koncept përfshin një gamë të përfitimeve dhe avantazheve të cilat i mundësojmë për të gjithë pacientët tanë që të ndihen të sigurt dhe të veçantë në spitalin tonë.

Foshnjat e lindura në ‘Acibadem Sistina’janë të veçantë sepse pas tyre qëndron një ekip i tërë profesional i cili i mundëson atyre një fëmijëri të lumtur. Ne i’a përkushtojmë atyre të gjithë dashurinë tonë dhe me shumë kënaqësi e ndjekim zhvillimin e tyre përgjatë viteve.

Si një markë, baza e së cilës është shqetësimi për shëndetin riprodhues të gruas, ndjejmë nevojën për të qenë sëbashku me ju në realizimin e një prej cikleve më të rëndësishme të jetës tuaj. Në këtë mënyrë duam t’ju tregojmë se shëndeti dhe lumturia juaj, për ne janë treguesi më i rëndësishëm se jemi duke ecur në rrugën e duhur.

[widgetkit id=28]