fbpx

Lajm ekskluziv: Ja si duket brenda qendra e re Кovid në ish- spitalin “Malla Bogrodica”, por ende nuk ka leje për punë

30.11.2020

Objekti i ish-spitalit  “Mala Bogorodica” është në fazën përfundimtare të pajisimit dhe shndërrimit në një qendër-covid dhe çdo moment pret pranimin e pacientëve të parë. Ky hap është ndërmarrë pas shpalljes së gjendjes së krizës, ndërsa me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Venko Filipçe pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e tri klinikave private në vendin tonë.

Kovid centar

“Klinikat private kanë dhënë përgjigje pozitive në kërkesën për të gjetur zgjidhje për kapacitete shtesë me kushte të mundësuara, kuadro, pajisje dhe barna për shtrim dhe trajtim të një numri të madh të pacientëve me Covid-19. Gjatë bisedave që u mbajtën u pranua propozimi i spitalit “Acibadem Sistina”, objekti i ish-spitalit “Malla Bogorodica” të përdoret si qendra e re kovid. Pas marrëveshjes së arritur me gojë me ministrin e shëndetësisë, “Acibadem Sistina” menjëherë filloi me përshtatjen e këtij kapaciteti dhe ta shndërrojë në një qendër për covid, duke mbuluar shpenzimet, thonë për Faktor nga “Acibadem SIstina”

 

Kovid centar Kovid centar

“Pritet që Ministria e shëndetësisë ta japë lejen e tre spitaleve private për ta shfrytëzuar objektin si një qendër për covid. Sipas kushteve të dakorduara në takimet, Ministria e shëndetësisë do të koordinojë cili nga spitalet private në  çfarë mënyrë të do marrë pjesë dhe sa do të marrë pjesë në shpenzimet e këtij kapaciteti (të cilat janë për 10 herë më të larta nga kompensimi i premtuar nga FSSHMV). Pritet dhënia e lejes për stacion të oksigjenit, i cili është i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve me kovid. Presim propozimin  e dakorduar të Ministrisë së shëndetësisë për të ditur cilët janë mjekët që do të menaxhojnë këtë kovid- qendër dhe më në fund pritet që Fondi i sigurimit shëndetësor ta japë kontratën e bashkëpunimit, thonë për Faktor nga “Acibadem Sistina”.

Kovid centar

Pas përmbushjes së këtyre obligimeve të ndërsjella dhe të dakorduara dhe pas vlerësimit të Ministrisë së shëndetësisë se ka nevojë për kapacitete shtesë siç theksojnë nga ky institucion privat shëndetësor, “Acibadem Sistina” është i gatshëm për pranim të pacientëve brenda këtyre 24 orëve në këtë objekt.

Kovid centar

 

burimi – Фактор