fbpx

Kujdesi i plotë pediatrik me të gjitha specialitetet në një vend, „Acibadem Sistina” ofron 15% zbritje në çmimet për të gjitha ekzaminimet

18.09.2023

“Acibadem Sistina” qendra e njohur mjekësor për fëmijë

Në pjesën poliklinike dhe spitalore të Departamentit të Pediatrisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” punojnë mbi 25 pediatër specialistë me përvojë, subspecialistë në kirurgji të përgjithshme dhe kardiokirurgji, kardiologji pediatrike, reumatologji, pulmoalergologji, neurologji pediatrike, nefrologji pediatrike, hemato-onkologji pediatrike, gastroeneterohepatologji pediatrike. Në kuadër të spitalit ka edhe pediatri zhvillimore, ortopedi, anesteziologji për fëmijë, dermatologji për fëmijë, radiologji pediatrike, otorinolaringologji pediatrike, dietologji për fëmijë dhe nutricion si dhe oftalmologji.

Përveç kësaj në pjesën e ndjekjes së zhvillimit, ekipi ynë disponon me defektologë, logoped, psikiatër për fëmijë dhe terapist familjar. Këta specialistë profesional, së bashku me specialistët e tjerë në spital, personelin e mesëm mjekësor mundësojnë qasjen deri te shërbimet mjekësore për fëmijët.

“Në pjesën ambulatore me spitalin ditor dhe qendra emergjente pediatrike, repartet spitalore (peditaria, neonatologjia dhe kardiokirurgjia pediatrike me mjekim intensiv) në nivel vjetor ofrohen mbi 15 mijë ekzaminime specialistike. Dua ta theksoj funksionimin e Departamentit të Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Departamentit të Kujdesit Intensiv Pediatrik, të vetmet sipas llojit të tyre në sektorin privat shëndetësor në vendin tonë që ofrojnë trajtimin dhe transportin mjekësor për të sapolindurit dhe fëmijët që ndodhen në gjendje kritike shëndetësore dhe në nevojë për kujdes intensiv dhe terapi”- tha Prim. Dr. Shk Dushko Fidanovski, shef i Departamentit të Pediatrisë.

Departamenti i Pediatrisë në “Acibadem Sistina” me konceptin e tij unik mundëson kryerjen e të gjitha procedurave diagnostikues dhe terapeutike në një vend në pjesën ambulatore-poliklinike ose në repartin spitalor, në një mënyrë efikase dhe në kohën më të shkurtër të mundshme.

Spitali disponon me procedura diagnostike moderne (ultratingull, rëntgen, kompjuter dhe rezonancë magnetike) dhe mjekët me përvojë të subspecialiteteve të ndryshme, ndaj ofrohet një qasje interdisiplinare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët duke mundësuar vendosjen e  diagnozës dhe trajtimin e një fëmije të sëmurë në një kohë shumë të shkurtër. Natyrisht, duhet pasur parasysh faktin që gjithçka zhvillohet në një vend në një mjedis spitalor, i cili është përshtatur dhe i projektuar për të siguruar një qëndrim të këndshëm për fëmijët dhe për të reduktuar stresin gjatë kryerjes së procedurave mjekësore.

Koncepti i këtillë unik duke i ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore në një vend për një periudhë të shkurtër kohore me profesionistët më të mirë që punojnë në spital dhe në një ambient të këndshëm është një nga avantazhet kryesore me të cilat krenohet veçanërisht Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

ZBATIMI I PROCEDURAVE TË REJA DIAGNOSTIKUESE

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Departamenti i Fëmijëve po shndërrohen në një qendër të njohur mjekësore jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon, në periudhën e ardhshme investimi në rritjen dhe zhvillimin e këtij departamenti do të vazhdojë me të njëjtën intensitet.

“Një nga planet e ardhshme është zgjerimi hapësinor i të gjitha departamenteve në Departamentin e Fëmijëve dhe zbatimi i procedurave të reja diagnostikuese dhe terapeutike nga të gjitha subspecialitetet e pediatrisë, veçanërisht nga: hemato-onkologjia pediatrike, nefrologjia dhe gastroenterohepatologjia. Duke pasur parasysh interesin e theksuar për bashkëpunim nga institucionet e tjera shëndetësore dhe arsimore në vend dhe kërkesën për referimin e personelit të ri mjekësor për edukim në spitalin tonë, veçanërisht në Departamentin e Fëmijëve, së shpejti planifikohet krijimi i qendrës sonë të mjekësisë ku mjekët tanë do të mund të transferonin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara duke përdorur metoda bashkëkohore arsimore, të cilat do të kontribuonin në krijimin e një kuadri të ri dhe të arsimuar shumë profesional mjekësor” – thotë Dr. Fidanovski.

15% ZBRITJE NË ÇMIMET PËR TË GJITHA EKZAMINIMET NGA SHTATORI DERI NE FUND TË DHJETORIT

Në periudhën nga shtatori deri në fund të dhjetorit, të gjitha ekzaminimet në Departamenin e Pediatrisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” do të ulen për 15%. Për të rezervuar një takim për konsultim dhe ekzaminim, duhet të telefononi në numrin 003892 3099 500.

QENDRA EMERGJENTE PEDIATRIKE MË BASHKËKOHORE

Shumë gjendje te fëmijët kërkojnë një qasje urgjente dhe një përgjigje të shpejtë. Temperatura e lartë, të vjellat, diarreja, lëndimet janë vetëm disa nga problemet që shkaktojnë panik te prindërit, sidomos nëse ndodhin gjatë orëve të natës. Qëllimi është t’u përgjigjemi nevojave të fëmijëve më të vegjël në momentet kur është më e nevojshme. Qendra emergjente pediatrike është projektuar sipas shembullit të qendrave të renomuara emergjente. Kjo e bën atë një qendër pediatrike lidere në të gjithë rajonin. Në këtë departament punon një ekip mjekësh multidisiplinar me përvojë, të cilët mund të trajtojnë të gjitha sëmundjet tek fëmijët. Çdo gjendje trajtohet individualisht, duke siguruar trajtimin më të mirë të mundshëm për çdo fëmijë. Qendra emergjente është e hapur 24 orë çdo ditë të javës.